Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Nesër Kurban Bajrami, Pelegrinët myslimanë vazhdojnë udhëtimin shpirtëror në malin Arafat

18:15 / June 15, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kurban Bajrami 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pelegrinët myslimanë janë mbledhur në malin Arafat në Arabinë Saudite perëndimore për të kryer shtyllën më të madhe të Haxhit. Në kuadër të Haxhit, pelegrinët në Mekë vazhdojnë udhëtimin e tyre shpirtëror duke vizituar vendin e rëndësishëm Jabal al-Rahman (Mali i Mëshirës), e cila është një kodër shkëmbore brenda fushës së malit Arafat, e vendosur afër 20 kilometra në lindje të Mekës.

Haxhinjtë do të kalojnë tërë ditën në pllajën e Arafatit duke u lutur vazhdimisht dhe duke i kërkuar Allahut falje dhe mëshirë. Më pas ata do të zbresin përsëri në Muzdalife, në gjysmë të rrugës midis Arafatit dhe Minas, ndërsa më vonë do të kthehen në Mina për të marrë pjesë në hedhjen simbolike me gurë ndaj djallit.

Rituali është një rikrijim i vrasjes me gurë të djallit nga profeti Ibrahim në tre vendet ku thuhet se djalli është përpjekur të largojë profetin Ibrahim nga bindja e urdhrit të Zotit për të sakrifikuar djalin e tij.

Pas ritualit të gjuajtjes me gurë, pelegrinët do të therrin kurban për të shënuar fillimin e festës së Kurban Bajramit. Pelegrinazhi i Haxhit është “shtylla e pestë” e besimit islam, një ritual që duhet të kryhet nga të gjithë myslimanët nëse janë financiarisht të përballueshëm, të paktën një herë në jetën e tyre.

Haxhi shërben si një mundësi për myslimanët që të kërkojnë falje, të luten për mirëqenien e njerëzimit dhe të forcojnë lidhjen e tyre shpirtërore me Allahun. Autoritetet saudite njoftuan se mbi 2 milionë myslimanë do të kryejnë Haxhin këtë vit.

kurban bajrami Pelegrinët myslimanë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Mbi 20 mijë vizitorë vizituan sitet kulturore gjatë janarit

11:11 / February 7, 2026

Media franceze “Ulysse News”: Udhëtim në Shqipëri, nga gjiret magjike, në qytetet e gurta dhe shtigjet e qeta malore

09:10 / February 7, 2026

Ushqyerja autonome ndihmon zhvillimin e gjuhës te fëmijët

10:29 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.