Ditën e nesërme, në orën 18:00 është programuar një mbledhje e kryesisë së Partisë Socialiste, ku pritet të vendoset data e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare.
Kjo mbledhje e kryesisë së socialistëve vjen në një kohë kur priten dhe propozimet për emrin për Presidentin e Ri.
Kujtojmë se sot, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla u shpreh se në javën në vijim do të zhvillohet takimi me shoqërinë civile për të dëgjuar propozimet e tyre, ndërsa i bërë ftesë edhe grupeve parlamentare të opozitës që t’i bashkohen.