Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nesër nis mësimi në Universitetin e Durrësit, ceremoni nderimi për viktimat e tërmetit

20:48 / December 8, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1575828393 nois
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas dy javësh nga tërmeti që la pas 51 viktima dhe dëmtoi mijëra banesa në qarkun e Durrësit dhe të Tiranës, është vendosur që mësimi në qytetin e Durrësit të rinisi të hënën.

Senati Akademik i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, pas inspektimit të godinave nga specialistë shqiptarë dhe italianë, mori vendimin që procesi mësimor të rinisi nesër më datë 9 dhjetor. Sipas njoftimit të UAMD, procesi mësimor rinis në kushte dhe mjedise tërësisht të sigurta.

Ndërkohë nesër në orën 10:00, në Kampusin e Spitallës, universiteti do të organizojnë një ceremoni nderimi ku do të marrin pjesë dhe 51 vullnetarë (në nderim të po aq viktimave të tërmetit). Znj. Rektore Prof. Dr. Kseanela Sotirofski, do të mbajë një fjalë të shkurtër. Po ashtu disa vullnetarë.

Kujtojmë se edhe në Tiranë mësimi rifillon nesër. Ndërkohë Universiteti i Mjekësisë dhe Universiteti i Politeknikut kanë shtyrë procesin mësimor edhe për javën e ardhshme. Sipas njoftimeve zyrtare të të dy universiteteve procesi mësimor është pezulluar deri më datën 13 dhjetor.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Eklipsi total diellor i 12 gushtit/ Spektakël i rrallë në qiell, ja zonat e Evropës ku do të shihet

10:21 / August 10, 2026

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes:  5 vatra ende aktive, 2 zona nën monitorim, vijojnë operacionet në terren

09:57 / August 10, 2026

Vuçiç kërcënon se do të lërë Kosovën pa ujë: Po shqyrtojmë ndryshimin e rrjedhës së Ibrit

17:55 / August 9, 2026

Dibër/ Zjarrfikësit heronj, dy ditë luftë me flakët

17:37 / August 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.