Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Nesër nis testimi për Mjekësi/ 400 maturantë do të përzgjidhen deri më 28 gusht

20:56 / August 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mjekesia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të hënën zhvillohet testimi i informatizuar për maturantët që duan të ndjekin studimet në Mjekësi të Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë.

Janë 1813 maturantë, të cilët pasi kanë aplikuar në sistem dhe kanë zgjedhur degën mjekësi e përgjithshme do të duhet të testohen në ambientet e qendrës së shërbimeve arsimore.

Pikët e grumbulluara nga mesatarja e maturës shtetërore, të cilën Fakulteti i Mjekësisë e kërkon mbi 8.5 përbëjnë 70%  të vlerësimit dhe pikët që do të marrin në testimin e nesërm përbëjnë 30 % të vlerësimit. Ky testim nis të hënën, në 14 gusht dhe zgjat deri më 23 gusht. Maturantët janë ndarë në grupe dhe janë përcaktuar oraret e testimit brenda të njëjtës ditë. Duke qenë se testimi zhvillohet online dhe  pyetjet janë me alternativa, maturantët do t’i marrin përgjigjet brenda ditës .

Nga 1813 maturantë që kanë aplikuar do të përzgjidhen rreth 400 studentë fitues. Ndërkohë që janë edhe kuotat për studentë nga diaspora dhe në total do të jenë 464 studentë që do të ndjekin vitin e parë  në mjekësi

Për herë të parë studentët që do të shpallen fitues për të ndjekur studimet në mjekësi do të lidhin kontratë që pas studimeve të ofrojnë shërbim shëndetësor për 5 vite në vendin e tyre.

Ligji u miratua në seancën e fundit parlamentare por nuk është dekretuar ende nga presidenti i Republikës afati i fundit i të cilit është po të hënën, kur nis dhe dita e parë e testimit të informatizuar për maturantët.

Këtë vit u vu re një ulje e numrit të maturantëve që zgjodhën degën e mjekësisë me gati 40 % nga viti i kaluar, ku aplikuan 3 mijë maturantë, reduktim të cilin pedagogë të fakultetit e lidhën pikërisht me detyrimin ndaj mjekëve të rinj për të kontribuar për 5 vite në vendin e tyre.

maturantet mjekesia testimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.