26 herë kampionët e Shqipërisë, ekipi me lojtarët dhe stafin e ekipit Tirana kanë mbërritur këtë mëngjes në aeroportin e Luksemburgut.
Mësohet edhe se një numër i konsiderueshëm tifozësh bardhebluve janë nisur nga Tirana me makina në drejtim të Luksemburgut, për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës në sfidën e tyre të parë të Champions League për këtë sezon të ri.
Kampionët e Tiranës në orën 19:00 do të bëjnë një stërvitje të lehtë në “Stade Jos Nosbaum’” ku nesër, në orën 19:30, bardheblutë e kryeqytetit do të përballen me skuadrën Dudelange, kampione e Luksemburgut për ndeshjen e parë të Champions League.