Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Nesër votohet në Greqi/ 9.7 milionë grekë janë thirrur të zgjedhin drejtuesit vendorë

16:50 / October 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zgjedhje gr
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Katër muaj pas zgjedhjeve parlamentare rreth 9.7 milion grekë të regjistruar në listat zgjedhore u drejtohen këtë të diel përsëri kutive të votimit në mbi 22000 qendra, kësaj herë për të zgjedhur përfaqësuesit e pushtetit lokal.

Janë 1222 formacione lokale që pretendojnë këshillat e 332 bashkive të vendit, ndërsa 78 të tjera luftojnë për 13 qarqet e Greqisë, 12 prej të cilave mbahen nga konservatorët në fuqi, të cilët shpresojnë të fitojnë edhe qarkun e Kretës.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, ka thënë se partia e tij Demokracia e Re përveç tyre, mbështet hapur edhe kandidatët për kryetarë në 3 bashkitë më të mëdha të vendit ato të Athinës , të Pireut dhe të Selanikut. Luftë e fortë politike zhvillohet sidomos në zonën e Thessalisë që u përmbyt dy herë brenda një muaji dhe ende mijëra hektarë tokë ndodhen nën ujë.

Pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale  kanë deklaruar 151.766 kandidatë, ose gati 2% të shtetasve grekë që jetojnë në vend. Prej tyre 63.906 janë kandidatë për këshilltarë bashkiakë, 7.395 për këshilltarë qarku dhe 80.465 për këshilltarë komunalë. Është për tu veçuar fakti se ka edhe fletëvotimi të gjata 1 metër për shkak të numrit të  madh të kandidatëve të një formacioni zgjedhor.

Madje nga përpunimi i të dhënave rezulton se për këshilltar bashkiak në Pire pretendon të zgjidhet një 102-vjeçar. Gjithashtu ka edhe disa kandidatë për këshillat ,96 dhe 98 vjeç. Në ndryshim nga zgjedhjet e kaluara, fitues do të jetë prej raundit të parë çdo formacion apo kandidat për kryetar bashkie dhe qarku në rast se përqendron mbi 43%  të votave.

Fituesit marrin mandatin e tyre 5 vjeçar në 1 janar 2024. Të drejtë vote kanë të gjithë qytetarët që kanë mbushur moshën 17 vjeç dhe janë të regjistruar në listën zgjedhore të bashkisë. Edhe kësaj here nuk mungojnë në listat e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë apo qarku shtetasit shqiptarët që kanë të drejtë vote në Greqi. Kutitë hapen në orën shtatë të mëngjesit dhe mbyllen pas 12 orësh,ndërsa rreth orës 9 të mbrëmjes ora lokale do të fillojnë të dalin rezultatet e para.

Greqi lokale zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.