Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Netanyahu drejt Floridës për takim kritik me Trump: Në fokus Gaza, Libani, Siria dhe Irani

16:39 / December 28, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
000000Trump and Netanyahu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mes mosmarrëveshjeve të akumuluara mes Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është nisur drejt Floridës për një takim të drejtpërdrejtë me presidentin Donald Trump, që do të zhvillohet të hënën (29 dhjetor) në Mar-a-Lago. Takimi konsiderohet vendimtar për zhvillimet e ardhshme në Lindjen e Mesme.

Sipas burimeve nga Jerusalemi, Netanyahu do të kërkojë “liri veprimi” për Izraelin në Gaza, Liban, Siri dhe Iran. Deri të enjten (1 janar 2026), ai pritet të zhvillojë gjithashtu takime me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, si dhe me përfaqësues të komuniteteve ungjillore të krishtera dhe diasporës hebraike në SHBA.

Gaza

Një nga temat kryesore të axhendës është zbatimi i fazës së dytë të planit amerikan për përfundimin e luftës në Gaza. Situata mbetet e paqartë, pasi Hamas dhe Xhihadi Islamik nuk kanë dorëzuar ende trupin e pengut të fundit izraelit, ndërsa ka vështirësi në krijimin e një force shumëkombëshe që do të çarmatoste Hamasin. Izraeli këmbëngul se rindërtimi i Gazës mund të nisë vetëm pasi të çarmatoset Hamasi.

Qeveria Netanyahu vazhdon të refuzojë çdo rol të Turqisë apo Autoritetit Palestinez në fazën e dytë të planit dhe pritet t’i kërkojë Uashingtonit dritën jeshile që ushtria izraelite të marrë vetë përsipër çarmatimin e Hamasit.

Libani

Në lidhje me Libanin, ku afati për çarmatimin e Hezbollahut nga ushtria libaneze pritet të përfundojë pa rezultate, Netanyahu synon të marrë miratimin e Trump që Izraeli të ndërhyjë drejtpërdrejt edhe në këtë front.

Siria

Tensione mbeten edhe për Sirinë, ku Izraeli dhe SHBA kanë mospërputhje lidhur me një marrëveshje të mundshme “mos-sulmimi” në jug të vendit me regjimin e Damaskut. Qeveria izraelite ka shprehur pakënaqësi ndaj qasjes amerikane, duke kritikuar tolerancën ndaj interesave turke në rajon.

Irani

Sfida më e madhe për Netanyahun mbetet përpjekja për të bindur Trump që të japë miratimin për një operacion të ri ushtarak izraelit kundër arsenalit balistik të Iranit. Ky kërkesë është refuzuar vazhdimisht nga administratat amerikane ndër vite, por pala izraelite shpreson se të dhëna të reja mund të ndryshojnë qëndrimin e Uashingtonit.

Somaliland

Në fund, çështja e njohjes nga Izraeli e Somalilandit ka rikthyer në vëmendje planin e diskutueshëm për zhvendosjen e banorëve të Gazës, i cili ka shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare. Megjithëse autoritetet e Somalilandit mohojnë çdo lidhje me Gazën, kjo deklaratë nuk ka bindur komunitetin ndërkombëtar.

florides gaza kritik Netanyahu Takim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ish-kryeministri jep dorëheqjen edhe si deputet

17:56 / September 1, 2026

LDK vulos marrëveshjen me LVV-në, Kryesia miraton kandidaturën e Bekim Sejdiut për president

17:21 / September 1, 2026

Administrata Trump planifikon miliona dollarë për mediat e djathta në Europë

16:20 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.