Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Netanyahu: Lufta e Izraelit kundër Hamasit do të zgjasë shumë muaj

20:39 / January 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
PRHXWAQOJRLNXD6HRGD34F7OBA 768x512 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Izraeli njoftoi të hënën se po tërheq disa ushtarë nga Rripi i Gazës, të cilët do të çlodhen dhe përgatiten për atë që zyrtarët kanë thënë se do të jetë një luftë e gjatë ndaj Hamasit që do të vazhdojë për muaj të tërë. Izraeli është gjendur nën trysninë e aleatit kryesor, Shteteve të Bashkuara, për të kaluar në operacione të intensitetit të ulët në Gazë, me qëllim mbrojtjen e civilëve. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës të kontrolluar nga Hamasi, njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë 156 persona.Në filmimet nga kamerat e mbajtura në trup nga ushtarët izraelitë tregohen luftimet me militantët palestinezë në qytetin Khan Younis në Rripin e Gazës.

Ndërsa thirrjet ndërkombëtare vazhdojnë për një armëpushim dhe ndihma të mëtejshme për territoret palestineze, Presidenti amerikan Joe Biden i ka rezistuar ushtrimit të trysnisë ndaj Izraelit për t’i ndalur luftimet.Në një konferencë për shtypin gjatë fundjavës, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se lufta po vazhdon me intensitet të plotë dhe paralajmëroi se ajo do të vazhdojë për shumë muaj të tjerë.

Ai gjithashtu foli për rrezikun që paraqet Irani.Irani mbështet grupin huthi në Jemen, që dikur Shtetet e Bashkuara e konsideronte organizatë terroriste. Aleatët perëndimorë thonë se anëtarët e grupit huthi po sulmojnë dhe ndërpresin transportin detar në Detin e Kuq. Shtëpia e Bardhë tha se po shqyrton mundësinë e riklasifikimit organizatë terroriste për këtë grupim.

Ligjvënësit republikanë thonë se Shtëpia e Bardhë duhet t’i kundërvihet më shumë grupeve që mbështet Teherani.

Kjo administratë ka qenë shumë e druajtur në reagimin ndaj përshkallëzimit nga Irani. Që të merren me këtë çështje, duhet ta kthejnë vëmendjen tek operacionet në Jemen, ku gjenden këto kapacitete.

Aty ku Irani vazhdon t’i rifurnizojë, ndërsa sulmojnë zonat e tregtisë detare dhe ku vendosin në rrezik ushtrinë amerikane”, tha Ligjvënësi republikan Mike Turner.Komanda Qendrore Amerikane njoftoi se Marina shkatërroi varkat e huthive që u përpoqën të ngjiten në bordin e një anije transporti në Detin e Kuq.

Dhe ushtria izraelite njoftoi këtë javë se interceptoi një “objekt armiqësor ajror”.Ndërsa tymi ngrihej të dielën mbi Gazën veriore dhe Izraeli vazhdon fushatën ushtarake në këtë territor, viti 2024 duket se do të sjellë gjakderdhje të mëtejshme në territoret palestineze, ndërsa Izraeli po i përmbahet objektivit të deklaruar për eliminimin e Hamasit dhe ndërsa po shtohen palët që po përfshihen në skenën e luftës./VOA

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

BE-ja i kërkon Kosovës respektimin e ligjit/ Palatova takon Sveçlën dhe Konjufcën

19:03 / August 25, 2026

Kanadaja vendos tarifa të reja ndaj mallrave amerikane, ja si mund ta dëmtojë SHBA-në përshkallëzimi i luftës tregtare

18:21 / August 25, 2026

Opozita bllokon sërish hyrjen e Qeverisë së Kosovës: “Kurti dhe ministrat janë uzurpatorë”

12:17 / August 25, 2026

SHBA ngushton masat për naftën iraniane, i gjithë rrjeti që mundëson lëvizjen e anijeve cisterna nën shënjestrën e sanksioneve amerikane

11:31 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.