Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Netanyahu: Ofensiva në Gazë është në fazën fillestare

23:44 / October 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
netanyahu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Izraelit, Benjanim Netanyahu, u zotua se do të shkatërrojë grupin militant palestinez të Hamasit, përderisa ushtria e tij po përgatitet për një sulm të pritshëm tokësor në Rripin e Gazës. Netanyahu i bëri këto deklarata gjatë një fjalimi televiziv sot, më 13 Tetor.

“Ky është vetëm fillimi”, tha Netanyahu. “Ne do ta përfundojmë këtë luftë më të fortë se kurrë”.

“Ne do ta shkatërrojmë Hamasin”, theksoi ai, duke shtuar se Izraeli ka mbështetje të madhe ndërkombëtare për operacionin.

Izraeli është duke kryer sulme të vazhdueshme ajrore në Rripin e Gazës që kur militantët e Hamasit kryen sulme të befasishme nga toka, ajri dhe deti ndaj Izraelit më 7 Tetor. Deri më tani, mbi 1.300 persona janë vrarë në Izrael dhe mbi 1.700 të tjerë janë raportuar të vrarë në Gazë.

Fjalimi i Netanyahut vjen po të njëjtën ditë kur autoritetet izraelite paralajmëruan palestinezët në Gazë, që të largohen në jug të këtij territori. Po ashtu, ushtria izraelite njoftoi se ka kryer disa bastisje në 24 orët e fundit në Rripin e Gazës, duke thënë se për herë të parë që nga sulmet e 7 tetorit, trupat tokësore kanë nisur operimin brenda këtij territori.

Ushtria tha se trupat kanë hyrë në Gazë për të luftuar militantët, për të shkatërruar armët dhe për të gjetur dëshmi lidhur me pengjet që po mbahen nga grupi militant palestinez i Hamasit.

Benjanim Netanyahu gaze ofensiva
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.