Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

“Netflix” zbulon kur do të publikohet historia e Princeshës Diana me Dodi Fayed

16:00 / October 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 c8fae7749158e5d51edc93082ff92062 696x365 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Marrëdhënia e Princeshës Diana me Dodi Fayed është një nga historitë, me të cilat “Netflix” ka ngacmuar fansat me postimin e një serie imazhesh pak para nisjes së sezonit të gjashtë të serialit “The Crown”.

Seriali i ardhshëm do të dramatizojë ngjarjet e fundit të viteve 1990, duke përfshirë ditët e fundit të jetës së Princeshës Diana. Aktorja australiane, Elizabeth Debicki, tha se ishte një “sfidë unike” për të portretizuar rolin e Dianës javët e saj të fundit. Në imazhet e sezonit të gjashtë, Diana (Debicki) shihet në një makinë me Dodin (Khalid Abdalla).

Të dy vdiqën më 31 gusht 1997, kur makina e tyre u përplas në një tunel në Paris, teksa po ndiqeshin nga paparacët me motoçikleta.

Sezoni i gjashtë do të ndahet në dy pjesë, me katër episodet e para, tw cilat do tw publikohen mw 16 nëntor. Duke folur në Festivalin TV Edinburgh në fillim të këtij viti, producentët thanë se do ta trajtojnë temën e vdekjes së Dianës “me ndjeshmëri”.

Imazhet e tjera nga sezoni i gjashtë tregojnë skena në një jaht që i përket babait të Dodit, manjatit të biznesit Mohamed Al Fayed, i cili luhet nga Salim Daw. Al Fayed vdiq në shtator në moshën 94-vjeçare. Princi Charles luhet sërish nga Dominic West, ndërsa djemtë e tij, William dhe Harry, luhen në gjysmën e parë të sezonit nga Rufus Kampa dhe Fflyn Edwards.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zyrtarisht në detyrë, ambasadori Wendt takim me Begajn në Presidencë

11:08 / September 26, 2026

“Muri i Lartë”/ Operacion i SPAK në Shkodër e Tiranë, arrestohet Bledar Çafi, kërkohet Indrit Dokle

11:00 / September 26, 2026

Shtatori sjell borën e parë, zbardhen bjeshkët e Tropojës

10:52 / September 26, 2026

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Rinas 53-vjeçari nga Ukraina

10:30 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.