Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

New York Times: Joe Biden bëri gafë

22:54 / March 25, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Biden 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti amerikan, Joe Biden, u tha trupave amerikane në Poloni, të premten, se ata do të dëshmojnë trimërinë e ukrainasve, duke luftuar kundër pushtimit rus “kur të jeni atje” duke bërë një gafë, pasi më parë tha se SHBA-ja duhet të qëndrojë jashtë konfliktit evropian për të shmangur nxitjen e “Luftës së Tretë Botërore”.

Biden e tha këtë teksa iu drejtua anëtarëve të Divizionit të 82-të Ajror të Ushtrisë. “Do të shihni kur të jeni atje dhe disa prej jush kanë qenë atje, do të shihni – do të shihni gra, të rinj që qëndrojnë në mes para një tanku të mallkuar, duke thënë: Unë nuk po largohem, po mbaj qëndrimin tim”, tha Biden.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë sqaroi shpejt se Biden nuk do të ndryshojë qëndrimin e tij për vendosjen e ushtrisë në Ukrainë, shkruan NYT.

“Presidenti ka qenë i qartë se nuk do të dërgojmë trupa amerikane në Ukrainë dhe nuk ka asnjë ndryshim në këtë pozicion”, tha një zëdhënës i Bidenit për The Post.

Biden tha gjithashtu gjatë fjalëve të tij se SHBA-ja po punonte për të “mbajtur masakrën që të mos vazhdonte”, pasi më shumë se 3.7 milionë ukrainas u larguan nga vendi i tyre gjatë luftës njëmuajshe.

Administrata Biden ka furnizuar me armë ushtrinë e rrethuar të Ukrainës, por presidenti personalisht hodhi poshtë një propozim të Polonisë për transferimin e 28 avionëve luftarakë të projektuar nga sovjetikët në Ukrainë me ndihmën e SHBA-së. Biden tha se lehtësimi i transaksionit nga SHBA-ja mund të shkaktojë një luftë të re botërore.

biden gafe ukraina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.