Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“New York Times” skanon jetën e Vuçiç-it: “Shtëpia horror” dhe dhuna ndaj shqiptarëve

08:48 / May 4, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 19
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazeta amerikane “New York Times” ka bërë një investigim të hollësishëm të jetës para angazhimit në politikë dhe më pas në poste të rëndësishme, të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili gjatë gjithë karrierës së tij është përfolur për lidhjet me bandat kriminale, por dhe me krimet më të rënda të në shtetin serb.

Shkrimi i titulluar “Presidenti, holiganët e futbollit dhe një “shtëpi horrori e botës së nëndheshme” i bën një skaner Vuçiçit, me një dëshmi tronditëse. Gazeta thotë se evidenton prirjet e tij të dhunshme dhe një episod ku ai që udhëheq sot Serbinë u përfshi në një konflikt të dhunshëm me shqiptarët. Gjithçka duket se e ka pasur zanafillën në një ndeshje futbolli, ndërsa Vuçiç ka qenë pjesë e një grupi huliganësh të cilët synuan goditjen e shqiptarëve etnike dhe “tu jepnin atyre një mësim”. Të gjithë historinë e ka treguar një personazh i lidhur me presidentin serb.

“Huliganët më të vjetër i thanë B. dhe miqve të tij që të gjenin një grup të ngjashëm të rinjsh që mbështesnin ekipin tjetër kryesor të Beogradit, Partizanin, dhe t’i sfidonin ata në luftime ‘për të parë se kush është trim dhe kush jo’. Të gjithë huliganët e rinj në tribunën veriore ishin nacionalistë të rinj, tha B., përfshirë Vuçiçin. Ndër thirrjet ishte “Serbi, jo Jugosllavi”. Pas një loje në vitin 1988 dëgjuam për një përplasje mes serbëve dhe shqiptarëve etnikë. Shkuam “për të gjuajtur” shqiptarët në Beograd pas një loje, me shpresën se do të thyenim disa dyqane dhe t’u jepnim një mësim shqiptarëve. Përfunduan duke bërë sherr në rrugë. Presidenti Vuçiç ishte gjithashtu në këtë sherr”, shkruan New York Times.

“New York Times” tregon edhe detajet që tronditën Serbinë, kur një të shtunë në mbrëmje në fillim të marsit 2021, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kjo për një zbulim të një bande.

“Vuçiç tha se kishte një njoftim të rëndësishëm për të bërë në lidhje me arrestimin e një bande të krimit përgjegjës për vrasje të shumta. Ministri i Brendshëm paralajmëroi shikuesit që të largonin fëmijët e tyre nga televizori. Një seri imazhesh u ndezën në ekranin pas tij: një kokë e prerë, një trup pa kokë, një bust. Vuçiç foli ngadalë, shpesh duke ndaluar dhe duke i ngulur sytë në tryezën përballë tij. Ai vlerësoi Policinë dhe agjentët e inteligjencës që hetuan bandën.

Ishte një prezantim tronditës, edhe në një vend si Serbia, ku shumë të rritur kanë kujtime të dhimbshme nga luftërat jugosllave të viteve 1990 dhe mizoritë e tyre. Por konferenca për shtyp ishte vetëm fillimi i një fushate zbulimesh të tmerrshme. Në javët pas arrestimit në shkurt, detaje të reja filluan të dalin në shtyp. Thuhej se banda i kishte joshur viktimat e saj në një “shtëpi tmerri” në një periferi të Beogradit, ku ata u torturuan, u copëtuan, e treteshin përmes një mulli mishi industrial dhe ndonjëherë i hidheshin në Danub.

Historia i tmerroi serbët, dhe jo vetëm për shkak të imazheve të tmerrshme. Kreu i bandës ishte një huligan trupmadh futbolli dhe trafikant kokaine i quajtur Veljko Belivuk, i mbiquajtur “Problemi”, tashmë një figurë e njohur në Beograd. Ai ishte akuzuar më parë për vrasje dhe një sërë krimesh të tjera të rënda, por kurrë nuk kaloi shumë kohë në burg. Ai u përfol se kishte marrëdhënie komode me Policinë dhe shërbimet e inteligjencës serbe. Ai dhe njerëzit e tij ishin fotografuar në shoqërinë e njerëzve të fuqishëm, përfshirë djalin e presidentit, Danilo Vuçiç”, thuhet ndër të tjera në shkrim.

Aleksander Vucic
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.