“CNN” njofton se për herë të parë në më shumë se një shekull, “New York Times”ka vendosur të tërheqë të gjithë korrespondentët e saj që kishte në Rusi.
“Kjo është një ditë e trishtë për historinë e New York Times. Që nga viti 1921, me një ose dy ndërprerje të shkurtra për shkak të vizave, gazetarët kanë raportuar gjatë gjithës kohës në Moskë.”
Gazeta njoftoi nëpërmjet një deklarate të dhënë martën, se do të tërhiqej zyrtarisht nga Rusia, duke cituar legjislacionin e ri që synon të kriminalizojë gazetarët që raportojnë për pushtimin e Moskës në Ukrainë.
“Legjislacioni i ri i Rusisë synon të kriminalizojë raportimin e pavarur dhe të saktë të lajmeve në lidhje me luftën kundër Ukrainës.
Për sigurinë e stafit tonë që punon në rajon, ne do ti zhvendosim ata jashtë vendit për momentin,” u shpreh zëdhënësja e New York Times, Danielle Rhoades Ha.
