Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

”New York Times” zbulon bisedën e Trump me liderët e BE

17:50 / August 16, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
250815 donald trump vladimir putin mn 1900 f6394c
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Amerikës, Donald Trump pas takimit historik me presidentin rus Vladimir Putin, sipas medias ”New York Times” u tha udhëheqësve evropianëse ai mbështeste një plan për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë duke ia dorëzuar pushtuesve rusë territore ende të papushtuara, në vend që të përpiqej për një armëpushim.

Pas takimit me Putinin, Trump hoqi dorë nga kërkesa e tij për një armëpushim të menjëhershëm dhe beson se një marrëveshje e shpejtë paqeje mund të negociohet, për sa kohë që Zelensky pranon t’i dorëzojë Rusisë pjesën e mbetur të rajonit të Donbasit, madje edhe ato zona që nuk janë të pushtuara nga trupat ruse.

Zelensky dhe udhëheqësit evropianë e kanë kundërshtuar fuqimisht një lëshim të tillë të tokave të papushtuara, të cilat përmbajnë gjithashtu linja të rëndësishme mbrojtëse dhe pasuri minerale. Zyrtarët ukrainas kanë thënë se një marrëveshje përfundimtare nuk mund të përfshijë që Kievi të pajtohet të dorëzojë përgjithmonë ndonjë territor sovran ukrainas, pasi kjo do të shkelte Kushtetutën e Ukrainës.

Në këmbim, Putin ofroi një armëpushim në pjesën tjetër të Ukrainës sipas vijave aktuale të frontit dhe një premtim me shkrim që nuk do të sulmojë më Ukrainën apo ndonjë vend evropian, thanë zyrtarët e lartë. Ata i vunë në dukje Trump-it se Putini shpesh ka thyer angazhimet e tij të shkruara.

Do të mbetet në dorën e Ukrainës të marrë vendime për territorin e saj, theksuan zyrtarët, duke shtuar se kufijtë ndërkombëtarë nuk duhet të ndryshohen me forcë. Trump tha se ishte optimist për realizimin e një takimi trepalësh me Putinin dhe Zelenskyn. Putin ka refuzuar të takohet me Zelenskyn, pasi e quan president të paligjshëm të një shteti artificial.

BE EU putin Rusia trump ukraina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.