Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Nezir Sinani: “Luftë” me zjarret në pyjet e Ulzës dhe Zallë Gjoçajve

21:40 / July 24, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
neziri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

As helikopterët nuk kanë arritur të shuajnë plotësisht zjarret që kanë përfshirë Zonat e Mbrojtura në Zallë Gjoçaj e Ulëz, në Bashkinë e Matit.

Bëhet me dije së falë ndërhyrjes nga ajri dhe nga toka me forca të shumta ushtarake dhe civile perimetri i zjarrit në Ulëz është zvogëluar. Por, specialistë të emergjencave shprehen se rreziku i zgjerimit të vatrës ekziston pasi ka shumë trungje në flakë dhe era e fortë mund të ndikojë negativisht në përhapjen e zjarrit, siç ndodhi dhe netët e fundit.

Në vatrën e Zallë Gjoçajve është treguar kujdes për mbajtjen nën kontroll të situatës. Zjarri sipas specialistëve të Drejtorisë së Bujqësisë Mat është përhapur në dy drejtime, në anën veriore zjarri po përparon drejt Qafë Tollës dhe në anën lindore drejt Qafë Tanës, duke u favorizuar ndjeshëm nga era e fortë si dhe mbetjet e shumta drusore që janë tashmë në flakë.

“Gjatë ditës së sotme avioni Canader kroat ka kryer 12 operacione të hedhjes së ujit, i cili ka ndikuar në uljen e intensitetit të zjarrit. U angazhuan sakaq në vatrën e Ulzës 15 efektivë të FA, 20 punonjës të Bashkisë Mat, efektivë të Polisisë së Shtetit, 2 punonjës të Zonave të Mbrojtura si dhe 15 banorë të zonës. Ndërsa në Zallë Gjoçaj u angazhuan sot 15 forca bashkiake, 30 efektivë të FA, 15 vullnetarë, policia vendore”, tha drejtori i Emergjencave Civile në Bashkinë e Matit, Nezir Sinani.

Lufte mat Ulez zalle gjocaj zjarret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.