Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Nga 1 janari 2024, taksohen profesionet e lira, 15% dhe 23%

19:03 / September 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0 0BESI12
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej 1 janarit të vitit të ardhshëm të vetë-punësuarit ku përfshihen edhe profesionistët e lirë do të paguajnë tatim, në varësi të të ardhurave të tyre, ndërkohë që së fundmi është publikuar në Fletoren Zyrtare udhëzimi i cili përmes shembujve konkretë përcakton mënyrën se si do të taksohen kategori të ndryshme.

Nga viti 2024, të gjithë të vetë-punësuarit me të ardhura neto të tatueshme deri në 14 milionë lekë në vit do të paguajnë tatim 15%, ndërsa mbi 14 milionë lekë tatimi do të jetë në 23%. Në këtë mënyrë kjo kategori nuk do të trajtohet më si biznes i vogël që është i përjashtuar nga tatim-fitimi dhe TVSH-ja.

Në udhëzimin e Ministrisë së Financave sqarohen me shifra se sa tatim do të paguaj kjo kategori, duke dhënë si shembull se të gjithë të vetë-punësuarit që deklarojnë fitim të 12 milionë lekë do të paguajnë 15% tatim ose 1.8 milionë lekë.
Shembulli tjetër është për ata që kalojnë pragun prej 14 milionë lekësh.

Konkretisht nëse një i vetëpunësuar deklaron fitimin e tatueshëm 20 milionë lekë do të paguaj 23% tatim ose e përkthyer në vlerë 3.48 milionë lekë tatim.

Një vendimmarrje e tillë u ndërmor nga Ministria e Financave për shkak se shumë profesionistë të lirë, ofronin shërbimin e tyre për kompani të ndryshme ndërkohë që nuk paguanin tatim për shkak se janë të regjistruar si persona fizik.

Për shembull, nëse një dentist i punësuar është i detyruar të paguajë tatim mbi pagën që merr, dentisti i regjistruar si person fizik nuk paguan tatim por vetëm paguan vetëm sigurimet shoqërore.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri janë mbi 8 mijë persona fizik që ofrojnë shërbime (kontabilistë, arkitektë, konsulentë biznesi, programues kompjuterësh, dentistë, inxhinierë, profesionistë mjekësorë dhe avokatë).
Ndryshimet ligjore për tatimin e profesioneve të lira të cilat deri më tani nuk janë tatuar u miratuan në Kuvend në mars të këtij viti.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shtatori sjell borën e parë, zbardhen bjeshkët e Tropojës

10:52 / September 26, 2026

BSH: Sektori i turizmit ndikim pozitiv tek punësimi

13:34 / September 25, 2026

Nis raundi i dytë i regjistrimeve në universitetet publike, kandidati i shpallur fitues ka dy ditë kohë për regjistrimin

10:27 / September 25, 2026

Të dielën “Tiranathlon”, rrugët që bllokohen dhe kufizimet në trafik

09:50 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.