Autoritetet në Rusi kanë paralajmëruar se së shpejti do të ndalohet pirja e duhanit në ballkonet e apartamenteve.
Sipas rregullave të reja, ndezja e zjarrit është e ndaluar në ballkonet e apartamenteve, si dhe në vendet e banimit, të tilla si konvikte apo hotele.
Mes tyre u përfshinë ndezja e shkrepëseve dhe pirja e duhanit. Gjithashtu do ndalohet ndezja e zgarave dhe qirinjve për ndriçim.
Fillimisht kishte dyshim nëse pirja e duhanit do përfshihej, por zyrtarët e ministrisë e konfirmuan që do ndalohej.
Ndalimi hyn në fuqi më 1 tetor.
