Duke filluar nga data 22 korrik, shfaqet në kinematë franceze filmi shqiptar “Le dernier prisonnier” (Delegacioni) i regjisorit Bujar Alimani, bashkëprodhim Shqipëri/Francë/Greqi, i cili përfaqëson Shqipërinë në “Oscars 2020”. Triller politik që zhvillohet në periudhën e fundit të diktaturës komuniste, “Delegacioni” është një film sa njerëzor aq edhe historik, portret i një Shqipërie dramatike në vigjilje të nisjes së rrugës drejt lirisë.
Më 1990, në një krahinë të largët të Shqipërisë, një të burgosur politik e transferojnë papritur dhe pa arsye drejt një vendi të panjohur. Automjeti që e transporton pëson defekt në rrugën në mes të maleve. I burgosuri hyn në bisedë me dy shoqëruesit e tij, besnikë të partisë komuniste. Në film luajnë aktorët Viktor Zhusti, Ndriçim Xhepa, Xhevdet Feri.
