Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nga 60 deri në 120 mijë lekë, sa do paguhen komisionerët në zgjedhjet e 14 majit

18:31 / November 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zgjedhje 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ata që administrojnë zgjedhjet, e konsiderojnë së pari një shërbim ndaj partisë, dhe jo një punë. Por të gjithë komisionerët, pavarësisht se cila parti i propozon, paguhen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas dokumenteve të këtij institucioni, komisionerët dhe numëruesit që do të angazhohen në 14 maj, do të shpërblehen me një vlerë financiare që varion nga 60 mijë lekë të vjetër në 1.2 milionë.

Masa e shpërblimit ndikohet nga funksioni.

Kryetari dhe zëvendëskryetari i KZAZ-së nga momenti i konstituimit deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve shpërblehet në vlerën 1.2 milionë lekë kur kanë nën administrim më shumë se 80 qendra votimi, 1 milionë lekë kur kanë në juridiksion 50 deri në 80 qendra votimi dhe 650 mijë lekë për KZAZ-të me më pak se 50 qendra votimi.

Pak a shumë e njëjta masë shpërblimi aplikohet edhe për sekretarin e KZAZ-së, ndërsa anëtarët e thjeshtë të KZAZ-ve do të paguhen nga 600 mijë lekë.

Më pak do të paguhen komisionerët e qendrave të votimit dhe grupeve të numërimit, pikërisht sepse ata angazhohen kryesisht vetëm 1 ditë.

Kryetari i Komisionit të Qendrës së Votimit (KQV) shpërblehet në vlerën dyzet mijë lekë, ndërsa anëtari dhe Sekretari i KQV-së shpërblehet në vlerën tridhjetë e pesë mijë lekë. Anëtari i Grupit të Numërimit të Votave (GNV) shpërblehet në vlerën 60 mijë lekë të vjetër.

komisionerë zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.