Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Nga 70 deri 104 mijë lekë në muaj, tabelat me rritjen e pagave për mësuesit

15:04 / July 4, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mesues
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vendimi që rishikon në rritje pagat e punonjësve mësimorë në institucionet e arsimit tashmë është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe shtrin efektet nga 1 korriku e në vijim.

Sipas vendimit me tabelat e publikuara përbri shkrimit, në këtë rritje përfshihen punonjësit mësimorë (mësues/edukatorë, instruktorë), punonjësit e shërbimit psiko-social, si dhe punonjësit e tjerë jomësimorë, që shërbejnë në institucionet arsimore të sistemit arsimor parauniversitar në:

a) arsimin parashkollor;

b) arsimin fillor;

c) arsimin e mesëm të ulët;

ç) arsimin e mesëm të lartë;

d) institucionet arsimore për përkujdesjen për kategori të veçanta të nxënësve;

dh) qendrat kulturore të fëmijëve;

e) konviktet e nxënësve. Veç pagës bazë, parashikohet rritje edhe për orët mbi normë, mësimi i praktikës profesionale që do të jetë një pagesë fikse prej 10 mijë lekësh në muaj si dhe pagesa për transportin në masën e 6 mijë lekëve për mësuesit që frekuentojnë shkolla mbi 5 km larg vendbanimit të tyre.

VENDIMI

Vendimi sqaron elementët përbërës të pagës bruto për dy kategori: Për punonjësit mësimorë: Paga për pozicion, që shpërblen vlerën relative të çdo pozicioni pune; ii. shtesa e nivelit të kualifikimit, që shpërblen nivelin arsimor të kërkuar për pozicionin përkatës të punës.

Vlera e shtesës së nivelit të kualifikimit për çdo grup diplome përcaktohet në lidhjen nr.4, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij; iii. shtesa për vjetërsi në punë, që jepet në masën:-0.6 (zero pikë gjashtë) % pas çdo viti pune për 10 (dhjetë) vitet e para (1–10 vjet) dhe llogaritet mbi pagën e pozicionit; -0.8 (zero pikë tetë) % pas çdo viti pune për 10 (dhjetë) vitet e dyta (11–20 vjet) dhe llogaritet mbi pagën e pozicionit;-1 (një) % pas çdo viti pune për 10 (dhjetë) vitet e treta (21–30 vjet) dhe llogaritet mbi pagën e pozicionit; iv. shtesa për kategorinë e kualifikimit, që shpërblen zhvillimin profesional të punonjësve mësimorë përgjatë karrierës së tyre, pas përfitimit të kategorisë së kualifikimit, do të llogaritet në përqindje, për çdo kategori, si më poshtë vijon:-10 (dhjetë) % të shtesës së nivelit të kualifikimit, për kategorinë “mësues i kualifikuar”;-20 (njëzet) % të shtesës së nivelit të kualifikimit, për kategorinë “mësues specialist”;-30 (tridhjetë) % të shtesës së nivelit të kualifikimit, për kategorinë “mësues mjeshtër”.

Masa në përqindje, sipas përcaktimeve të mësipërme, llogaritet mbi vlerën e përcaktuar në lidhjen nr.4, të këtij vendimi, për grupin përkatës të diplomës, referuar nivelit më të lartë të kualifikimit, që zotëron punonjësi mësimor;

v. shtesa për natyrë të veçantë pune e aplikueshme për disa pozicione në shkollat e arsimit të mesëm të lartë profesional. Për punonjësit e shërbimit psiko-social dhe punonjësit e tjerë jomësimorë paga për pozicion, që shpërblen vlerën relative të çdo pozicioni pune; ii. shtesa e nivelit të kualifikimit, qe shpërblen nivelin arsimor të kërkuar për pozicionin përkatës të punës.

Vlera e shtesës së nivelit të kualifikimit për çdo grup diplome përcaktohet në lidhjen nr.4, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij; iii. shtesa për vjetërsi në punë, që jepet në masën: -0.6 (zero pikë gjashtë) % pas çdo viti pune, për 10 (dhjetë) vitet e para (1–10 vjet) dhe llogaritet mbi pagën e pozicionit;-0.8 (zero pikë tetë) % pas çdo viti pune, për 10 (dhjetë) vitet e dyta (11–20 vjet) dhe llogaritet mbi pagën e pozicionit;-1 (një) % pas çdo viti pune, për 10 (dhjetë) vitet e treta (21–30 vjet) dhe llogaritet mbi pagën e pozicionit. Vendimi përcakton gjithashtu edhe shtesat që përfitohen mbi pagën sipas nivelit të kualifikimit për çdo grup diplome. Përbri këtij shkrimi publikojmë tabelat e plota që shoqërojnë vendimin.

e1 1
t

mesuesit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”/ Ibrahimaj: Bizneset do të financohen me kredi me interes 2-3%, synohet rritja e eksportit

12:41 / June 3, 2026

Ecuri pozitive e ekonomisë shqiptare/ FMN: Rritje e qëndrueshme, pavarësisht sfidave gjeopolitike

12:13 / June 3, 2026

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, rriten nafta dhe benzina

13:16 / June 2, 2026

Turizmi ndryshon hartë! Rikthehen polakët, Italia dhe Franca kompensojnë “ikjen” e gjermanëve

09:16 / June 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.