Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nga 71 kryetarë degësh, vetëm 5 me Berishën! Pas fitores në Kryesi, Bashën e mbështesin 66 drejtues të degëve të PD! Kryedemokrati paralajmëron Berishën për përjashtim nga PD: Askush s’ është mbi statutin

21:52 / November 17, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha kryesi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga 71 kryetarë të degëve të Partisë Demokratike pas takimit të zhvilluar me dyer të mbyllura me Lulzim Bashën për gati 5 orë në selinë blu, vetëm 5 prej tyre janë shprehur kundër mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD-së më 18  dhjetor. Kjo është fitorja e dytë e Lulzim Bashës, pas fitores në kryesinë e Partisë Demokratike, të cilët e mbështetën për mbledhjen e Kuvendit me 18 dhjetor dhe jo më datë 11 siç kërkonte grupi i Sali Berishës. Kundër mbledhjes së Kuvendit Kombëtar më datë 18 kanë dalë hapur krerët e degëve të Fushë-Krujës, Agron Loka, Paskuqanit, Antin Pjetërnikaj, Devollit, degës nr.1 në Tiranë si dhe kreu i degës së Vlorës. Genc Deromemaj i degës së Vlorës është shprehur se Kuvendi do të mbahet më 11 dhjetor, siç e ka përcaktuar anëtarësia.

Jo vetëm përjashtim nga grupi parlamentar, por ish-themeluesi i PD, i shpallur ‘non grata’ nga SHBA, Sali Berisha mund të përjashtohet edhe nga partia. Kryedemokrati Lulzim Basha tha në mbledhje se për cilido që nuk respekton vendimin e kryesisë për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 18 dhjetor, do zbatojë statutin e partisë. ‘Boll është boll, asnjë anëtar nuk është mbi statutin dhe as mbi ne’, është shprehur Basha gjatë takimit me krerët e degëve, pasi Berisha ka thirrur një Kuvend paralel, duke shkelur kështu vendimin e kryesisë. Lulzim Basha tha se veprimet ilegjitime të Sali Berishës, tentativa për bunkerizim, dëmtimi i interesave elektorale dhe politike të PD, e kanë përgjigjën në Statut. Ai është shprehur para drejtuesve të degëve se do të zbatojë statutin ndaj kujtdo që shkel vendimin e kryesisë së partisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishën. Në nenin 27 pika 2 e statutit të PD parashikohet që anëtarët që thyejnë disiplinën e partisë ndeshkohen me paralajmërim, pezullim dhe përjashtim. Basha është treguar i vendosur në qëndrimin e tij për të mos njohur ato qe i quajti “struktura paralele” që tenton të krijojë Sali Berisha në PD, për interesat e tij personal.

Më tej në takim, Basha ka theksuar se detyra kryesore e PD është që të dalë më e bashkuar nga kuvendi i 18 dhjetorit dhe se beteja mes demokratëve i shërben vetëm Ramës. Basha edhe njëherë ka theksuar se i vetmi qëllim i Berishës është që ta kthejë PD në mburojë përballë SHBA. Sipas kreut të PD-së, kjo parti ka vetëm dy zgjidhje, ‘ose të jemi parti e pranueshme për Perëndimin ose do të shpallemi parti non grata’.

Në qendër të diskutimeve të Kolegjit të kryetarëve janë edhe çështjet që lidhen me organizmin e Kuvendit, i cili ka moton “1 parti, 1 Kuvend”. Thirrja e Kuvendit Kombëtar u propozua nga kryetari Basha, pas refuzimit të mbështetësve të Sali Berisha për të verifikuar sipas statutit 4200 firmat e mbledhura prej tyre për thirrjen e Kuvendit.

Basha perjashtim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.