Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Nga abuzimi në Shtëpinë e Fëmijës tek trafikimi, 30-vjeçarja shqiptare rrëfen si e ndihmoi klienti të arratisej

15:40 / May 1, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sofia u rrit në Shtëpinë e Fëmijës, ku në moshën 12-vjeçare u përdhunua nga roja e institucionit, ndërsa tetë vite më vonë ra pre e trafikimit. Historia e trishtë u transmetua në “Shqipëria live”, ku Sofia (për arsye mos identifikimi, nuk është përdorur emri i vërtetë), që sot është 30 vjeçe, rrëfeu traumat e jetës së saj.

E reja tregoi se u abuzua nga roja për tri vite me radhë, ndërsa kur ishte 20-vjeçe njohu një djalë që i premtoi se do ta ndihmonte të largohej që aty dhe do të krijonin familje së bashku, por e gjitha kishte qenë mashtrim, pasi ajo ra pre e një rrjeti trafikantësh që shfrytëzonin vajza për prostitucion. Së bashku me 15 vajza të tjera, mbahej e izoluar në një ambient dhe detyrohej të kryente marrëdhënie intime me klientët që paguanin tutorët, derisa një prej klient e ndihmoi të arratisej.

“Ishte shumë njeri i mirë. Ngaqë vinte shpesh, më tha do të të ndihmoj. Dhe ai më ndihmoi të arratisesha. Mbajta kontakt me të, ai më ka ndihmuar deri më sot. Ishte një natë, më tregoi: do t’i them mos të shkojmë te dhomat ku shkonim gjithmonë, por te hoteli. E patëm pak të vështirë se nuk pranonin, se ata e mendonin se mund të arratiseshim. Më tha do ua mbush mendjen se i njoh ata. Kur shkuam te hoteli, u arratisëm. Kishim shumë frikë. Na ndoqën. Na kërkuan dhe na kërkojnë akoma sot e kësaj dite. Akoma përndiqem edhe unë, edhe ai. Është i njëjti grup, që kam dhe dy goca të tjera që i kam si motra, më kanë çuar foto, më kanë kërcënuar. I kam denoncuar, kam kërkuar ndihmë nga shteti. Kam frikë dhe kjo është arsyeja që kam ardhur te ju, dua mbështetje. Ka një vit që nga shteti s’kam marrë asnjë mbështetje. Ata na kanë ardhur dhe në shtëpi, kam marrë policinë dhe s’na janë gjendur”.

30-vjeçarja dhe personi që e ndihmoi nga tortura janë ende bashkë. “Kemi sërish lidhje. Jemi njohur në një periudhë që s’duhet të njiheshim, por ishte fati im. Ai e di të gjithë historinë nga fillimi dhe nga ai kam shumë mbështetje. Është shqiptar”. Sofia zgjodhi ta tregoi historinë e saj si mesazh për të gjithë gratë e vajzat që janë në të tilla situata dhe nuk gjejnë dot forcën për të shpëtuar. Ajo bën apel për ndihmë për shoqet e saj në Shqipëri pasi janë të pasigurta.

prostitucion trafikmi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.