TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Monika Kryemadhi nuk resht së postuari video nga palestra, tregon format trupore

19:45 / September 28, 2023

Ishte kthyer në “makthin” e bizneseve, arrestohet “skifteri” 21-vjeçar nga Pogradeci

19:30 / September 28, 2023

Klientët të pakënaqur nga iPhone 15, probleme me mbinxehjen

19:23 / September 28, 2023

23-vjeçari lë pistoletën në divan dhe shikon ndeshjen, 3-vjeçarja e merr dhe qëllon veten

19:07 / September 28, 2023

I veshur me rroba ushtarake, 32-vjeçari hap zjarr në një spital në Holandë, disa të vdekur

18:56 / September 28, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Politikë

Nga Arta Dade tek Paskal Milo, Këshilli i Ambasadorëve kundër Ramës: ‘Çështja Caka’ krijoi shqetësim …

17:59 / January 11, 20193 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Këshilli i Ambasadorëve të Shqipërisë, ka reaguar ditën e sotme, për propozimin e bërë nga kryeministri Rama, për të emëruar Genti Cakajn në postin e Ministrit të Jashtëm, i cili nuk u dekretua nga presidenti i republikës Ilir Meta.

Përmes një deklarate për mediat këshilli i Ambasadorëve thekson  se propozimi i Cakës ka ngjallur mjaft shqetësim në mbarë opinionin publik.

Deklarata e plotë e Këshillit të Ambasadorve:

Kohët e fundit Kryeministri i Shqipërisë ka ndërmarrë disa ndryshime të rëndësishme në qeverinë që ai drejton, përfshirë këtu edhe shkarkimin e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Zotit Ditmir Bushati dhe propozimin për në këtë post të zëvendministrit aktual, Zotit Gent Caka. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vlerëson se është krejtësisht në të drejtën politike dhe kushtetuese të Kryeministrit të bëjë ndryshime në qeveri, në përputhje me vlerësimet që ai ka lidhur me arritjet apo dobësitë e njërit apo tjetrit nga ministrat. Por Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë tërheq vëmendjen me shqetësim te fakti se Kryeministri nuk ka kryer detyrimin e tij kushtetues për të bërë transparencën mbi arsyet që e kanë shtyrë atë të shkarkojë posaçërisht ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme. Nevoja për një transparencë të tillë buron nga roli specifik që ka institucioni i ministrit të jashtëm në përmbushjen e objektivave strategjike të shtetit shqiptar në këtë periudhë.

Viti 2019 do të jetë veçanërsiht i ngarkuar me sfida për diplomacinë tonë dhe në përgjithësi për politikën e jashtme të Republikës së Shqipërisë. Me kryesoret e këtyre sfidave janë marrja e vendimit për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian nga ana e Këshillit Euopian në fund të pranverës së ardhshme, përfundimi i shtyrë tej çdo parashikimi i marrëveshjes për kufirin detar me Greqinë, përgatitje intensive, nëpërmjet ngritjes së infrastrukturës së përshtatshme për marrjen e presidencës së OKB-së në vitin2020, ndërtimi i një mirëbesimi të gjerë ndërkombëtar për të fituar të drejtën e anëtarit të përkohshëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për vitin 2022, gjë që kalon përmes një votimi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Përballimi i këtyre sfidave disa nga të cilat janë thelbësisht të reja për politikën, diplomacinë dhe administratën e shtetit tonë, do të duhet të bëhet krahas kryerjes së detyrave të tjera dinamike që shtron zhvilimi në rritje i bashkëpunimit ndërkombëtar, për ta forcuar rolin e Shqipërisë në mbështetje të paqes e të stabilitetit në rajon e në botë, duke e vënë njëherash politikën e jashtme më mirë në shërbim të një politike të brendshme zhvillimore, në përgjigje të aspiratave të shoqërisë shqiptare për rritje të mirëqënies, thellim të demokracisë dhe konsolidim të shtetit të së drejtës.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vëren se kandidatura e përzgjedhur nga Kryeministri Rama për të emëruar Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme. Zoti Gent Cakaj, ka ngjallur një shqetësim të madh në një pjesë të gjerë të opinionit publik, përfshirë edhe shumicën e anëtarëve të këtij Këshilli. Ky lloj kontestimi, i pashembullt për asnjë nga ministrat e jashtëm të Republikës së Shqipërisë gjatë këtyre 29 vjetëve demokraci, mbështetet në perceptimin publik të personalitetit të Zotit Caka si pa cilësitë e nevojshme profesionale për të mbajtur barrën e një detyre të tillë më rëndësi kombëtare. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i tërheq vëmendjen Kryeministrit Rama ta rivlerësojë kandidaturën e ministrit në fjalë, duke mbajtur më mirë parasysh interesin publik dhe kombëtar.

         Tiranë, më 11 janar 2019

arta dade
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Rritja e çmimeve/ Basha: Duhen lehtësira për biznesin që të rrisë pagat dhe shtojë të punësuarit

17:57 / September 28, 2023

Nga 1️ tetori hyn në fuqi Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës

17:11 / September 28, 2023

Ambasada Amerikane përgëzon SPAK: Përparim mbresëlënës për Reformën në Drejtësi

16:51 / September 28, 2023

Ju tregoj Edi Ramën, shokun tim të klasës!

14:48 / September 28, 2023
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
Favela Beach Bar
Favela Beach Bar
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Arsyeja e tritolit në Durrës ishin grushtet e Noizyt ndaj Cllevios, nënës së Laert Haxhiut i erdhi keq për reperin

18:46 / September 28, 2023

I penduari zbardhi krimet e bujshme, gazetari: Haxhiu dhe Bilbili morën hak ndaj Aldo Bares. Laerti ishte 2 vjeç kur i dogjën shtëpinë

18:26 / September 28, 2023

Është gjallë apo ka vdekur Ervis Martinaj? Altin Dumani jep përgjigjen surprizë

18:14 / September 28, 2023

Punimet në rrugën e Arbrit, ARRSH: Bllokohet për dy ditë qarkullimi në këto data

18:07 / September 28, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Monika Kryemadhi nuk resht së postuari video nga palestra, tregon format trupore

19:45 / September 28, 2023

Ishte kthyer në “makthin” e bizneseve, arrestohet “skifteri” 21-vjeçar nga Pogradeci

19:30 / September 28, 2023

Klientët të pakënaqur nga iPhone 15, probleme me mbinxehjen

19:23 / September 28, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.