Nga artistja që s’do i bënte këngë tek zënkat me Klean, rrëfehet Elgit
Rrallë e shohim në intervista, ama kur pranon të flasë, i thotë të gjitha! Elgit Doda ka qenë i ftuar në “Roped with Olsi”, ku ka folur si rrallë herë për jetën e tij private, marrëdhënien me Klea Hutën, si edhe ka zbuluar detaje të pathëna më parë.
Producenti muzikor pranoi se ai dhe moderatorja kanë zënka mes tyre, por mes tyre ka një gjë shumë të madhe, dhe ajo është dashuria. I pyetur për veset, Elgiti se vesi i tij më i keq është impulsiviteti, ndërsa Klea Huta është një njeri që s’fal lehtë.
“Më shumë them unë me ‘fal’ sesa Klea. Vesi im më i keq është që jam impulsiv, ndërsa Klea nuk fal kollaj”, tha ai.
I pyetur se cila është vajza dhe këngëtarja më seksi në shoëbiz, Elgiti kishte vetëm një emër: Klea.
Ai tregoi këngëtarin/en që s’do t’i bënte këngë pasi mendon se nuk ka talent. Elgiti tha emrin e Encës, por sepse nuk përshtateshin në vocal.
Ndërsa emrin e producentit më të dobët në Shqipëri, ai refuzoi ta thoshte.
Gjithashtu, tregoi se pandemia nuk i ka ndikuar tek të ardhurat, madje ka qenë viti më i suksesshëm në karrierën e tij muzikore.
“Nga pandemia, që nga kënga ‘Larg’ që u shit në pandemi dhe gjithë viti ka qenë më i suksesshëm se çdo vit tjetër në karrierën time. Ka qenë thjesht çështje fokusi”, u shpreh ai.