TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Protokollet për Suedinë dhe Finlandën/ Pandeli Majko paralajmëron Rusinë: Kush prek sovranitetin e tyre, prek edhe Shqipërinë

19:11 / July 7, 2022

Kuvendi miraton me 113 vota pro projektrezolutën që dënon gjenocidin serb në Srebrenicë

19:07 / July 7, 2022

“Blinde, blinde/ Berisha nxjerr pamjet: Po dridhet pushteti i drogës dhe krimit

18:55 / July 7, 2022

“O Sali, o hero”, Berisha pritet me ovacione në selinë blu

18:54 / July 7, 2022

Kastrati tërhiqet nga blerja e Euronews Albania

18:40 / July 7, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
ShowBiz

Nga avioni me drogë në Divjakë tek arrestimi me 3 thika, kush është reperi që u sulmua nga Noizy

18:22 / June 7, 20223 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Reperi Cllevio Serbia, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti, është bërë kryefja e mediave në dy ditët e fundit pas pamjeve që po bëjnë xhiron e rrjetit ku ai shfaqet duke u “zhdëpur në dru” nga Noizy dhe shokët e tij.

Cllevio theu masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe shkoi në Durrës te lokali i reperit së bashku me katër automjete dhe disa persona për t’i treguar forcat grupit kundërshtar “OTR”, por në fund e pësoi keq. Sot, ai u arrestua nga Policia e Lushnjës për thyerjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie”.

Por, përveç famës në rrjetet sociale, Kleviol Ahmeti, ose siç njihet ndryshe Cllevio Serbiano, nuk është një emër i panjohur as për drejtësinë dhe as për mediat.

Emri i tij doli për herë të parë në media pas arrestimit në vitin 2014 si i përfshirë në çështjen e avionit me drogë që u kap në Divjakë. Për këtë çështje, ai u dënua me 7 vite e 4 muaj burg si bashkëpunëtor, por në qeli ndënjti vetëm 6 vite dhe pas daljes nga burgu ju rikthye sërish muzikës.

Por, më 19 Mars 2021 ai u arrestua sërish nga Policia, pasi në automjetin që e drejtonte pa leje drejtimi, iu gjetën doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe 3 armë të ftohta (thika). Për këtë çështje ai la qelinë më 19 Prill 2022 mbas kryerjes se denimit prej 13 muajsh dhed gjykata i caktoi masën e sigurës “arrest shtëpie”, të cilën e theu ditën e djeshme ku shkoi në Durrës për t’u zënë me Noizyn.

Kleviol Ahmeti njihet si një shok i ngushtë i reperit Stresi dhe ka qenë ish anëtar i grupit TBA të cilët kanë një armiqësi prej vitesh me grupin OTR të Noizyt. Mirëpo, teksa Stresi vendosi të bënte paqe me Noizyn, Cllevio vendosi të mos bënte të njëjtën gjë si shoku i tij dhe shkoi t’i tregonte forcat tek lokali i reperit në qytetin e Durrësit.

Cllevio Serbiano ndiqet shumë në rrjetet sociale, teksa dhe në repertorin e tij numëron disa këngë.

“CV”-ja e plotë:

Cllevio Serbiano (Kleviol Ahmeti)

Lindur ne Lushnje,i njohur ndryshe edhe si Hudra AKA Problemi, pjestar i grupit TBA (The Bloody Alboz)

Cllevio ka jetuar 11 vite ne New York,atje u njoh me Unikkatilin qe me pas publikuan edhe bashkpunimin e tyre ne vitin 2006 Janar.Gango i Shqiperise

Ne vitin 2014 arrestohet per Trafikim Droge drejt Italise me Avion.

Avioni i Divjakes ishte çeshtja ku Cllevio ishte i perfshire bashke me vellain e tij dhe pilotin e “famshem” Giorgo Riformato ne ate dosje,u denua nga gjykata e krimeve te renda me burg ne vitin 2014.

Ai ka kryer denimin e tij prej 6 vitesh me burg.Doli nga burgu ne vitin 2020 dhe vazhdon me projektet muzikore.

Nje nder rap Artistet me i degjuar i momentit ne Shqiperi,kenget e tij flasin realitetin e jetes se tij ate qe jeton dhe ate qe ka jetuar.

Arrestohet serish me date 19 Mars 2021 ne Shqiperi.

Lirohet nga Burgu me 19 Prill 2022 mbas kryerjes se denimit prej 13 muajsh. Momentalisht eshte nje nder rreperat me te preferuar ne shqiperi.Po ashtu ai vazhdon te thyeje rekorde ne rrjetin social instagram.

Disa nga kenget e tij janë:

Cllevio – Nuk na Ndal

Cllevio ft Unikkatil – Jaran

°Prezenca Attentati

°Ca di ti per burgun

°Buzqeshje cinike

°Psaiko 44

°Reputacioni 44

°44 Triliona,

°44 Sakrifica

°Brooklyn 44

°Gesstapo

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Frederik Ndoci tregon vendimin që ka marrë pas emigrimit disavjeçar: Dua të ndaj me ju një të vërtetë

18:15 / July 7, 2022

Megi Pojani thyen rregulllat e saj, shfaqet pa pikë grimi

18:01 / July 7, 2022

Donald Veshaj merr dhuratën e veçantë që lidhet me Bora Zemanin

17:37 / July 7, 2022

U arrestua pas sherrit me Noizyn, Konomi mesazh për Cllevion: Më mungon! Njeri me shpirt të pastër

16:28 / July 7, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Protokollet për Suedinë dhe Finlandën/ Pandeli Majko paralajmëron Rusinë: Kush prek sovranitetin e tyre, prek edhe Shqipërinë

19:11 / July 7, 2022

“O Sali, o hero”, Berisha pritet me ovacione në selinë blu

18:54 / July 7, 2022

Ambasadorja Yuri Kim reagon pak minuta para protestës së thirrur nga Berisha

18:36 / July 7, 2022

Një orë para protestës, furgonë të shumtë policie “blindojnë” zonën

18:20 / July 7, 2022
Te fundit

Protokollet për Suedinë dhe Finlandën/ Pandeli Majko paralajmëron Rusinë: Kush prek sovranitetin e tyre, prek edhe Shqipërinë

19:11 / July 7, 2022

Kuvendi miraton me 113 vota pro projektrezolutën që dënon gjenocidin serb në Srebrenicë

19:07 / July 7, 2022

“Blinde, blinde/ Berisha nxjerr pamjet: Po dridhet pushteti i drogës dhe krimit

18:55 / July 7, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.