Festat e fundvitit janë dhe një mundësi për të qenë më pranë familjes. Përjashtim nuk bëjnë as politikanët,të cilët në këto ditë festash kanë publikuar bashkë me urimet për ndjekësit e tyre, edhe një foto familjare.
Kandidati i opozitës Belind Këliçi ka publikuar një foto me bashkëjetuesen e tij Ana Shkreli, që është vajza e kreut të Inspektoriatit të Ndërtimit, Artan Shkreli.
Tabaku është treguar tepër e kujdesshme për privatësinë duke mos publikuar fytyrën e tre fëmijëve të saj.
Tirananews.al sjell një galeri të fotove familjare të publikuar nga të majtë dhe të djathtë në këto ditë të fundit dhjetori.