TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Ambasadori amerikan: Serbia kishte frymën e duhur gjatë dialogut me Kosovën në Bruksel

23:51 / August 19, 2022

Militantët islamikë sulmojnë një hotel në Somali

23:41 / August 19, 2022

Merr flakë automjeti i gardianit të burgut të Beratit

23:23 / August 19, 2022

Përleshje mes të rinjve në një restorant, dy prej tyre përfundojnë në spital

23:04 / August 19, 2022

U qëllua me 15 plumba/ Zbardhet dinamika e atentatit ku mbeti i vrarë 36-vjeçari shqiptar në Itali

22:52 / August 19, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
OPED

Nga Berisha te Rama, radiografia e aleancave të Ilir Metës!

17:53 / August 6, 20226 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nga Ylli Pata

Ka një pjesë të opinionit në vend, që sa herë afrohet shumë Ilir Meta me Sali Berishën në aksionet e tyre politike, rreket të risillet një ide se ka një lidhje të hershme mes dy politikanëve më jetëgjatë të tranzicionit shqiptar. Dikush thotë se “ka marrë urdhra nga Berisha”, dikush tjetër, që e ka dëgjuar Nanon në Bënçë të thoshte një gjë të tillë prej kohësh, e këto fakte të ndenjura riciklohen fatkeqësisht si ushqimi politik i yni që është i ndenjur. E i servirur në vapë, jo vetëm që jep bajalldi të sëkëlldisshme, po rrezikon edhe intoksikimin intenstinal.

Megjithatë, ka një fakt që kërkon realisht që të ndalesh për të parë rrugëtimin politik në këto 30 vjet. Pasi Ilir Meta, ka qenë ai “filli i Arjanës” që ka bashkuar realisht polet e politikës shqiptare që kanë qenë në konflikt. Edhe pse herë pas herë, konfliktin e ka nxitur vetë Ilir Meta.

Ilir Meta, në historinë politike të tij, është tipik një lojtar shqiptar, pra që lëvizjet, aksionet dhe aleancat i ka pasur si shpërthim pragmatik, e jo si një logjikë strategjike kombëtare.

Ja të marrim aleancën e parë politike të Ilir Metës me Sali Berishën. Kur thua këtë, të gjithëve i shkon në mendje koalicioni i vitit 2009, kur Ilir Meta, i dha 4 deputetët e tij për 70 të Berishës që ky i fundit të drejtonte vendin si Kryeministër në një mandate të dytë qeverisës. Po dikujt mund t’i shkojë ndër mend viti 2005, kur LSI e Metës me betejën në 100 zona i hoqi PS-së një numër të madh deputetësh, ç’ka solli Sali Berishën në pushtet pas 1997-s, atëherë kur nuk e mendonte kush. Kjo do analizë, pasi nuk e ka bërë thjesht Ilir Meta, por ky i fundit e ka thënë disa herë se ai dhe LSI-ja e tij riktheu doktorin në qeverisje. Duket i pëlqen ta përsërisë.

Megjithatë, as 2005 e as 2009 nuk është aleanca e vërtetë dhe e fortë e Ilir Metës me Sali Berishën. Koalicioni i tyre nuk ka qenë asnjëherë politik, por para dhe prapa politik, e ka pasur të bëjë gjithmonë me struktura jo politike, pra jo zgjedhje, jo kandidatë, jo marrëveshje.  Gjithmonë, Meta dhe Berisha, edhe pse janë puthur dhe përqafuar shpesh, nuk kanë firmosur asnjëherë një pakt klasik politik.

Jemi në vitin 2002; Ilir Meta ishte Kryeministër i vendit. Sali Berisha lider i opozitës. Të dy politikanët e lartë, vinin pas një stine të fortë përplasjesh edhe vdekjeprurëse me njëri-tjetrin. Ilir Meta, madje e kishte arrestuar Sali Berishën për 24 orë. Kurse ky i fundit nuk la gjë pa thënë për “hajdutin e thesarit”. Shpesh mediat i sjellin këto deklarata kundërthënëse.

Por “çuditërisht”, pasi njëri e kishte quajtur hajdut, e tjetri spurdhjak bënë aleancën më të pandodhur në historinë politike të Shqipërisë postkomuniste.  

Bëhet fjalë për aleancën e parë politike Meta-Berisha që kishte si objekt jo ardhjen në qevberi, jo koalicionin politik, por thjesht rrëzimin e një kryeprokurori. Arben Rakipi, ishte kreu i organit të akuzës, i cili sapo kishte nisur të mblidhte fashikuj për disa tendera të qeverisë së Ilir Metës. Ndoshta, nuk do të arrinte t’i bënte “larg qoftë” fletë-arreste” por as dosje hetimore. Megjithatë, Ilir Meta, bashkoi votat e deputetëve të PS-së që e përkrahnin dhe ato të PD-së, për të larguar Arben Rakipin. E në këtë ndërmarrje kishin përkrahjen e plotë të Rexhep Meidanit, Presidentit të Republikës i zgjedhur nga PS, i cili bekoi realisht aleancën Meta-Berisha.

Kjo aleancë është baza, thelbi i asaj që po ndodh sot e që ka ndodhur në allishverishet e politikës shqiptare. Nuk ka asnjë precedent te ne dhe në botë, që pozita e opozita të shkarkojnë Kryeprokurorin, por përkundrazi këtu palët përplasen. Kur Sali Berisha shkarkoi Maks Haxhinë, një Kryeprokuror që ligjin e njihte si dispencë shkencore, pra në mënyrë intelektuale, opozita socialiste nuk e shikonte si të tijin Kryeprokurorin Maks Haxhia. Por Namik Dokle ka mbajtur në Kuvend një nga fjalimet më të mira që ndonjëherë një opozitë ka shpalosur në Parlamentin e Shqipërisë. Zoti Dokle, kreu i grupit socialist, paralajmëroi atë që do të ndodhte më pas. Pra që Berisha do të merrte në sqetull prokurorinë, e ky u bë precedent edhe për vitet e tjera.

Ilir Meta, është njeriu që ka bërë aleanca me Pandeli Majkon, pasi ky e bëri kryeministër, pastaj me Fatos Nanon, pasi ky e bëri kryeministër, e më pas zv.kryeministër, me Sali Berishën me pas , pasi ky e beri Zv.kryeministër e i dha një llokëm të madhe pushteti. Bëri me Edi Ramën në 2013, pasi ky e bëri Kryetar Kuvendi e më pas President, pra i dha dy rolet më të larta të shtetit shqiptar.

Por asnjë aleancë e Ilri Metës, nuk ka qenë si ajo e 2002-shit që ka shkarkuar Kryeprokurorin, duke rrënuar kështu një pushtet të superfortë por që u kthye në kryeshërbëtorin e politikës.

Këtë e tregoi pozita e zotit Theodhori Sollaku që mori postin e Arben Rakipit, të cilin ish-shefi i tij Sali Berisha e luftoi egër për ta hequr, pikërisht sepse ai ja dinte të gjitha. Dhe ja doli, edhe pse Sollaku e plagosi rëndë Berishën me hapjen e çështjes së Remzi Hoxhës e të tjerave. Por ai u shkarkua, siç u shkarkoi edhe pasardhësja e tij Ina Rama, pasi kishte një precedent, të cilin gjykata Kushtetuese e kushte hedhur poshtë dy herë.

Dhe ja ku jemi në 2016-n, në aleancën Meta-Berisha për të shtrenguar fort Adriatik Llallën frymorin e tyre në krye të Prokurorisë, i cili më pas ishte i pari zyrtar i lartë që inaguroi ligjin amerikan 7031/c për shpalljen “Non Grata”. E që më pas u forcua aleancë kundër reformës në drejtësi, e sot është si një aleancë e pastër anti SHBA. Aleancat e Ilir Metës kanë qenë të shumta, madje është njeriu që falë posteve që pa pasur ka treguar edhe aftësi marrëdhënieje e marrëveshje në kohë e hapësirë, por thelbi i aleancave të tij është pakti me Berishën për të bllokuar hetimet ndaj politikës. Dy persona që sot mund ta shpjegojnë më me detaje këtë fakt janë Arben Rakipi dhe Nasip Naço. Të cilët realisht e njohin më shumë se shumë ë tjerë…

aleancave radiografia ylli pata
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Zëri i Amerikës: Pas daljes së emrit të Ilir Metës, socialistët nxitojnë për ligjin që nxjerr “spiunët” nga politika!

21:00 / August 19, 2022

Pasi la politikën, ish-deputeti nis palestrën: Përmirëson mirëqenien psikologjike

19:56 / August 19, 2022

Erion Veliaj në Ukrainë, pritet nga Zelensky: Mora mbështetje për rindërtimin e qyteteve të rrënuara

19:15 / August 19, 2022

Avionët bombardues amerikanë demonstrojnë të hënën forcën mbi Tiranë

19:08 / August 19, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

U qëllua me 15 plumba/ Zbardhet dinamika e atentatit ku mbeti i vrarë 36-vjeçari shqiptar në Itali

22:52 / August 19, 2022

Vrasja e dyfishtë në autostradë, Gledis Nano shkon në policinë e Vlorës

21:41 / August 19, 2022

“RTSH duhet të më likuidojë borxhet”/ Ardit Çuni shpërthen në akuza

21:26 / August 19, 2022

Kontratë me partinë serbe/ Deputeti shqiptar në Mal të Zi pro mocionit të mosbesimit kundër Abazoviç

21:01 / August 19, 2022
Raporto Tani
Te fundit

Ambasadori amerikan: Serbia kishte frymën e duhur gjatë dialogut me Kosovën në Bruksel

23:51 / August 19, 2022

Militantët islamikë sulmojnë një hotel në Somali

23:41 / August 19, 2022

Merr flakë automjeti i gardianit të burgut të Beratit

23:23 / August 19, 2022
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.