Parlamenti ka votuar sot shkarkimet e 7 ministrave dhe zëvendëskryeministres Senida Mesi dhe po ashtu emërimin e zëvendësuesve të tyre.
Ministrat e rinj që nuk vijnë nga parlamenti kanë qenë në lozhën e sallës, ndërsa të shkarkuarit kanë zbritur nga podiumi për t’u ulur si deputetë të thjeshtë krah për krahë me njëri-tjetrin e për çudi dhe më shprehi të fytyrës të ngjashme duke e ndjekur si spektatorë.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama i mbetur vetëm nga të dyja anët në karrigen e tij duke se është bërë me dhimbje koke, pasi shihet teksa mban dorën në kokë.
Shkarkimi i Lindita Nikollës u votua me 77 vota dhe u emërua me 77 vota Besa Shahini si
ministre e Arsimit. Kuvendi votoi shkarkimin e Sonila Qatos dhe emërimin me 77 vota të
Eduard Shalsit si ministër për Sipërmarrjen. Kuvendi shkarkoi Niko Peleshin dhe votoi me 77 vota emërimin e Bledi Çuçit si ministër i Bujqësisë. Pas votimit të dekretit për shkarkimin e Senida Mesit, Erion Braçe u votua me 77 vota si zëvendëskryeministër.
Po me 77 vota u miratua dekreti për emërimin e Elisa Spiropalit si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.