Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Nga dhuratat tek veshjet”, Karamuço: Ja si i rekruton krimi punonjësit e policisë

22:58 / November 18, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ervin karamuco
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në emisionin “Now” ka folur lidhur me rekrutimin e efektivëve të policisë nga krimi. Karamuço theksoi se nis në nivelin e parë atë shoqëror ku u kërkohen informacione lidhur me një çështje të caktuar deri te dhuratat e më pas që punojnë me pagë për krimin. Sipas tij vetingu i cili është ndërprerë duhet të mos jetë për një kategori pasi sipas tij një person mund të ndikojë edhe të kolegët e tij.

“Fillimisht afrohen si rrethe shoqërore. Është faza e parë miq nga lagjia, krushqi, ne jemi vend i vogël dhe njihemi. Dhe pastaj fillojnë ekzagjerimet e komunikimeve për çështje të vogla të një interesi: Me merr vesh pak ca bëhet aty. Pastaj fillojnë dhuratat, një celular i mirë po bie në sy te eprorëve. Një polic me 700 mijë lek rrogë ku e gjeti filan celular, pse vishet kështu.

Nga e kanë këtë burim të ardhurash kur të na dalin pas 20 vitesh karrierë me 20 apartamente, dy vila dhe 1 hotel. Duhet bërë herë pas herë, është lënë në mes ai vetingu i famshëm, u bë i selektuar për një kategori të caktuar dhe jo për 12 mijë efektivë. Për mua është gabim.

Po u infektua një pastaj fillon dhe infekton edhe të tjerët brenda një strukturë të veçantë ose strukturë të ngjashme dhe pastaj bëhet marrëveshja. Ajo që është niveli më i lartë, që ti do të punosh për mua, do marrësh pagë për informacionin qe me jep dhe pas orarit zyrtar eja në shërbimin tim si shofer ose bodyguard,” tha ai.

dhurata karamuco Policia punonjesit rekrutim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

4 mijë aplikime për rimbursimin e inputeve bujqësore

13:34 / September 2, 2026

Rama paralajmëron ndryshimin e inspektimeve  pas takimit me ministren Ibrahimaj dhe kryeinspektorin Sulaj: “Gjoba është arma e fundit, jo e para”

13:19 / September 2, 2026

Sofia Moreira de Sousa, ambasadorja e re e BE-së në Tiranë

13:06 / September 2, 2026

Evis Sala jep dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë

13:03 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.