Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nga dietat, udhëtimet dhe qiratë, lista e deputetëve që përfituan 25 milionë lekë shpërblim në dy muaj

00:57 / January 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kuvend bojkot
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

ERVIN KOÇI/ Bojkoti parlamentar i opozitës përgjatë muajit të shkuar ka sjellë edhe reduktimin e të ardhurave të deputetëve, që nuk kanë marrë pjesë në punimet e Kuvendit.

Sipas të dhënave të Kuvendit të Shqipërisë, atyre u janë mbajtur të ardhurat nga paga mujore për shkak të mosfrekuentimit të punimeve të seancave plenare. E ndërsa nga njëri krah u reduktua rroga, nuk mund të thuhet e njëjta gjë përsa u përket shpërblimeve dhe dietave.

Gazeta “Panorama” sjell listën e plotë të 140 deputetëve të Kuvendit dhe shpërblimet e marra nga ata përgjatë periudhës nëntordhjetor të vitit 2018. Konkretisht, që të gjithë deputetët e Kuvendit kanë përfituar shuma të majme për karburant. Kjo, pasi sipas ligjit për statusin e deputetit, ata përftojnë një kuotacion mujor për karburant, i cili u shërben atyre për të lëvizur në zonat ku janë zgjedhur.

Deputetë të qarqeve si Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Korçë kanë marrë pjesën më të madhe, e cila shkon deri në 80 mijë lekë vetëm për karburant. E njëjta gjë ndodh edhe me telefonin. Statusi i deputetit u jep atyre atributin e pagesës së telefonit dhe në total, për deputetët e Kuvendit janë paguar 4.312.600 lekë.

Të vetmit që nuk kanë shpenzuar asnjë lek për karburant dhe për telefon janë kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, dhe dy zëvendëskryetarët, Vasilika Hysi dhe Edi Paloka, për të cilët karburanti dhe telefoni mbulohet nga Ministria e Brendshme për shkak të statusit që gëzojnë.

Por në Kuvendin e Shqipërisë ka edhe deputetë, të cilëve u paguhet qiraja nga ana e fondeve të institucionit. Konkretisht, për 10 deputetë të Kuvendit janë paguar nga 70 mijë lekë, respektivisht për periudhën kohore, e cila shkon për të paguar qiranë e apartamentit ku banojnë në Tiranë, duke qenë se janë deputetë që vijnë nga qytete të tjera të vendit.

Ajo që bie në sy është shuma e parave të marra nga deputetët përsa u përket dietave. Këto para vijnë për shkak të udhëtimeve të bëra jashtë vendit dhe për rrjedhojë, në total për deputetët e Kuvendit janë dhënë 9.180.255 dieta dhe totali i parave të paguara për ligjvënësit shqiptarë është 25.563.312 lekë, për periudhën kohore nëntor-dhjetor të vitit 2018.

dieta Paga parlament
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.