TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

I premtoi i licencë infermieri dhe i mori 2 mijë euro, pas denoncimit arrestohet 35-vjeçari

14:20 / September 28, 2023

Olta flet për raportin me Luizin: Ai pa mua nuk bën dot. Ja çfarë ndodhi pas xhirimeve

14:06 / September 28, 2023

Dua Lipa: Gjëja më fuqizuese tek gratë kosovare është…

13:55 / September 28, 2023

Përfundon Godina 18 në lagjen e re “5 Maji”, Veliaj: 102 familje i marrin shtëpitë para festës së Vitit të Ri

13:40 / September 28, 2023

“Basha ka fituar gjithmonë duke humbur”, Asllan Dogjani reagon pas përjashtimit

13:36 / September 28, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

Nga dietat, udhëtimet dhe qiratë, lista e deputetëve që përfituan 25 milionë lekë shpërblim në dy muaj

00:57 / January 24, 20192 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

ERVIN KOÇI/ Bojkoti parlamentar i opozitës përgjatë muajit të shkuar ka sjellë edhe reduktimin e të ardhurave të deputetëve, që nuk kanë marrë pjesë në punimet e Kuvendit.

Sipas të dhënave të Kuvendit të Shqipërisë, atyre u janë mbajtur të ardhurat nga paga mujore për shkak të mosfrekuentimit të punimeve të seancave plenare. E ndërsa nga njëri krah u reduktua rroga, nuk mund të thuhet e njëjta gjë përsa u përket shpërblimeve dhe dietave.

Gazeta “Panorama” sjell listën e plotë të 140 deputetëve të Kuvendit dhe shpërblimet e marra nga ata përgjatë periudhës nëntordhjetor të vitit 2018. Konkretisht, që të gjithë deputetët e Kuvendit kanë përfituar shuma të majme për karburant. Kjo, pasi sipas ligjit për statusin e deputetit, ata përftojnë një kuotacion mujor për karburant, i cili u shërben atyre për të lëvizur në zonat ku janë zgjedhur.

Deputetë të qarqeve si Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Korçë kanë marrë pjesën më të madhe, e cila shkon deri në 80 mijë lekë vetëm për karburant. E njëjta gjë ndodh edhe me telefonin. Statusi i deputetit u jep atyre atributin e pagesës së telefonit dhe në total, për deputetët e Kuvendit janë paguar 4.312.600 lekë.

Të vetmit që nuk kanë shpenzuar asnjë lek për karburant dhe për telefon janë kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, dhe dy zëvendëskryetarët, Vasilika Hysi dhe Edi Paloka, për të cilët karburanti dhe telefoni mbulohet nga Ministria e Brendshme për shkak të statusit që gëzojnë.

Por në Kuvendin e Shqipërisë ka edhe deputetë, të cilëve u paguhet qiraja nga ana e fondeve të institucionit. Konkretisht, për 10 deputetë të Kuvendit janë paguar nga 70 mijë lekë, respektivisht për periudhën kohore, e cila shkon për të paguar qiranë e apartamentit ku banojnë në Tiranë, duke qenë se janë deputetë që vijnë nga qytete të tjera të vendit.

Ajo që bie në sy është shuma e parave të marra nga deputetët përsa u përket dietave. Këto para vijnë për shkak të udhëtimeve të bëra jashtë vendit dhe për rrjedhojë, në total për deputetët e Kuvendit janë dhënë 9.180.255 dieta dhe totali i parave të paguara për ligjvënësit shqiptarë është 25.563.312 lekë, për periudhën kohore nëntor-dhjetor të vitit 2018.

dieta Paga parlament
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

I premtoi i licencë infermieri dhe i mori 2 mijë euro, pas denoncimit arrestohet 35-vjeçari

14:20 / September 28, 2023

Përfundon Godina 18 në lagjen e re “5 Maji”, Veliaj: 102 familje i marrin shtëpitë para festës së Vitit të Ri

13:40 / September 28, 2023

“Basha ka fituar gjithmonë duke humbur”, Asllan Dogjani reagon pas përjashtimit

13:36 / September 28, 2023

Ndryshime në 8 ambasada, Begaj dekreton emërimin e ambasadorëve. Mes tyre i Serbisë

13:30 / September 28, 2023
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
Favela Beach Bar
Favela Beach Bar
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

I premtoi i licencë infermieri dhe i mori 2 mijë euro, pas denoncimit arrestohet 35-vjeçari

14:20 / September 28, 2023

Basha nuk ndalon, përjashton edhe 11 deputetë nga grupi i PD-së

12:54 / September 28, 2023

Shqipëria kundër BE-së, Rama: Presim deklaratë të dytë. Situata në Veri me rrezikshmëri të lartë

11:58 / September 28, 2023

Zbardhja e 16 ngjarjeve kriminale, Rrumbullaku: 12 të arrestuar. Haxhiu porositës i dy vrasjeve në Athinë

11:20 / September 28, 2023
Raporto Tani
Te fundit

I premtoi i licencë infermieri dhe i mori 2 mijë euro, pas denoncimit arrestohet 35-vjeçari

14:20 / September 28, 2023

Olta flet për raportin me Luizin: Ai pa mua nuk bën dot. Ja çfarë ndodhi pas xhirimeve

14:06 / September 28, 2023

Dua Lipa: Gjëja më fuqizuese tek gratë kosovare është…

13:55 / September 28, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.