Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Nga dritarja e Diktatorit, Te Kryeministria!”, ftesa ndryshe e Luan Ramës për protestën

14:45 / June 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
luan rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndryshe nga herët e tjera, zv.kryetari i LSI-së Luan Rama u ka kërkuar qytetarëve të marrin pjesë në protestën e sotme me vargje. Ish deputeti dihet që ka pasion të tijin letërsinë dhe në një status në Facebook ka postuar disa vargje pa asnjë koment.

Zv.kryetari i LSIs-së Luan Rama ka zgjedhur një poezi të Hamit Aliaj, me titull “Dy Dritare”. Shkrimtarët po përmenden shumë këto ditë e fundit, kujtojmë këtu dhe kryemiministrin Edi Rama që përmendi Ismail Kadarenë, apo dhe Elisa Spiropali vargjet për Haxhi Qamilin, duke bërë analogji me aktualitetin, secili sipas këndvështrimit të vetë.

“Dy dritare” është poezia e poetit Aliaj, që përbëjnë simbolikën e bulevardit ku do te zhvillohet protesta e paralajmeruar per sonte ne oren 20:00, pikërisht në hapësirën mes dy dritareve ku vjell historia, siç thotë poeti.

Kjo është poezia e përzgjedhur nga Luan Rama:
DY DRITARE

Dritarja e diktatorit
Si llampë morgu,
Rri mbi bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,
Njëqind metër larg,
Në ndërtesën përballë,
Fantazma kryeministrash,
Të vdekur, të gjallë…

Shtatë ditë iu deshën Dante Aligerit,
Të shihte Parajsën, Purgatorin, Ferrin …
Po njëqind vjet,
Rruga mes dy dritaresh,
Në Tiranën e tiranëve,
Zezonë funeralesh.

Tirana e tiranëve,
I ka kohët ndryshe:
Në mëngjes je vajzë,
Në darkë ngrysesh gjyshe,
Në dy dritare vjell historia:
Nga dritarja e Diktatorit,
Te Kryeministria !

Luan Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.