Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pushtimi i Ukrainës

Nga dronët te raketat, ja ndihmat ushtarake që aleatët po i dërgojnë Ukrainës

23:51 / March 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
predhat1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky teksa ka bërë thirrje ndaj Perëndimit që t’i ofrojnë ndihmë Perëndimit, kjo e fundit ka vepruar duke dërguar dronë dhe raketa në Ukrainë.  “Ne kemi nevojë për ju tani” u tha Zelensky anëtarëve të Kongresit amerikan në një kërkesat e tij të fundit për ndihmë.

SHBA-ja dhe vendet e tjera anëtare të NATO-s kanë përmbushur një sërë kërkesash të Zelensky-t, ndërkohë që nuk kanë marrë masa të caktuara që ata thonë se mund të rrezikojnë përshkallëzimin e luftës. Ndihma ushtarake e ofruar për Ukrainën deri më tani përfshin armë që variojnë nga dronët portativë deri te sistemet komplekse të raketave me rreze të gjatë.

Ja çfarë është dërguar:

Dronët: Drone të vegjël, të lëvizshëm, të ashtuquajtur kamikazë, të cilët mbajnë koka luftarake dhe shpërthejnë gjatë përplasjes. Modeli më i vogël mund të godasë një objektiv deri në gjashtë milje larg, sipas kompanisë që prodhon dronët, AeroVironment. Është e paqartë se çfarë modeli do të dërgojë SHBA në Ukrainë.

Raketat kundërajrore Stinger: Këto raketa anti-ajrore kanë një rreze prej rreth pesë milje. Në mënyrë kritike, raketat Stinger mund të bëjnë dallimin midis avionëve armik dhe atyre miqësorë.

Armët antitank Javelin: Ky sistem raketash i drejtuar mund të gjuhet nga një ushtar i vetëm me një rreze të gjatë veprimi.

Sistemet kundër armaturës AT-4: Këto armë suedeze kundër armaturës janë “të lehta, me një goditje dhe plotësisht të disponueshme”, sipas kompanisë që i prodhon ato, Saab Bofors Dynamics.

Sistemi i raketave të mbrojtjes ajrore Patriot: SHBA gjithashtu dorëzoi dy sisteme të mbrojtjes raketore në Poloni këtë muaj me qëllim të pengimit të Rusisë dhe rritjes së sigurisë së Polonisë mes shqetësimeve perëndimore se konflikti i Ukrainës mund të përhapet në vendet e lidhura me NATO-n.

Patriot do të thotë “Radar i Gjurmimit me Fazor për Përgjimin e Objektivit” – është krijuar për të kundërshtuar dhe shkatërruar raketat balistike me rreze të shkurtër veprimi, avionë të avancuar dhe raketa lundrimi.

Bateria përfshin raketa dhe stacione lëshimi, një grup radari që zbulon dhe gjurmon objektivat dhe një stacion kontrolli angazhimi, sipas Aleancës së Avokimit të Mbrojtjes së Raketave.

aleatet drone raketa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.