Bazuar në njoftimin e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike, bëhet me dije se ka përfunduar procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të PD në disa degë.
– Kryetar i PD Dega Durrës, z. Igli Sara
– Kryetar i Degës PD Pukë, z. Demir Qamil Hyseni me 67% të votave
– Kryetar i PD Dega 15 Tiranë, z. Florind Xhevdet Mansaku
– Kryetar i Degës PD Rrogozhinë u shpall z. Ilir Sabri Kasa me 67% të votave.
– Kryetar i Degës PD Kurbin, z. Gjergj Pal Oroshi me 56% të votave.
– Kryetar i Degës PD Ura Vajgurore, z. Bujar Karafil Dhëmbo me 60% të votave.
– Kryetar i Degës PD Fush-Arrëz, z. Hil Ndue Kola me 84% të votave.
– Kryetar i Dega 2 Tiranë u shpall znj. Irma Profi Marku me 54% të votave.
– Kryetar i Degës PD Lushnjë, z. Eduard Shyqyri Sharka me 52% të votave.
– Kryetar i Dega 4 Tiranë, z. Astrit Myslim Kasa me 51% të votave.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.