Duke filluar nga kjo e hënë, transporti urban në Tiranë do të përgjysmohet.
Unioni i Transportit Publik bën me dije se ky vendim është marrë pasi operatorët e këtyre linjave po përballen me vështirësi ekonomike.
Sipas tyre, mungesa e mbështetjes nga institucionet dhe e bashkëpunimit, e bën të pamundur që ata të vazhdojnë punën e tyre dhe kështu do të përgjysmojnë flotën e urbanëve.