Vetëizolimi në shtëpi ka përfshirë të gjithë dhe moderatoret që jemi mësuar ti shohim në ekran. Mjaft aktive në rrjetet sociale Arbana, Bora apo dhe Roza Lati tregojnë se si ti kalojmë këto ditë në shtëpi, në kuzhinë duke gatuar.
Arbana Osmani njihet për pasionin që ka për kuzhinën ndërkohë që ka botuar dy libra lidhur me këtë temë. Përmes postimeve në rrjetet sociale gatimi i radhës i saj ishin spagetit.
Ndërsa Roza dhe Bora na tregojnë si të përgatisim tavën me patate.
Gatimi është një mënyrë efikase për të kaluar këto ditët në shtëpi.

