Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Nga Elona Meço / Refuzimi i heshtur

14:05 / May 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
175612f4160234a906fffb76906fbe56 XL
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Elona Meço

Ka qenë dikur në Shqipëri një president që, kur donte të jepte mesazhin se nuk ishte dakord me një ligj të qeverisë, por nuk kishte ç’t’i bënte, linte të kalonte afati 21 ditor i shqyrtimit nga Presidenti dhe ligji quhej i miratuar. Kur e pyesnin presidentin në fjalë për këtë qendrim, ai thoshte se fliste me heshtjen e tij. Dhe ai ka folur jo pak herë me heshtje. Kështu bënë edhe shumë shqiptarë në këto zgjedhje. Heshtën duke mos shkuar të votojnë.

Tani të shohim numrat që flasin për heshtjen. Numrat nuk janë si fryma. Ata nuk gënjejnë. Në zgjedhjet e fundit, prill 2021, në zgjedhje morën pjesë 1.66 milionë votues, ndërsa në zgjedhjet e së dielës numri i votuesve (deri tani) është 1.36 milionë. Problemi i kësaj të dhëne zyrtare është se mungojnë edhe 100 QV. Nuk e kuptoj pse KQZ nuk e përditëson pjesëmarrjen finale, por kjo është një çështje tjetër.

Pra diferenca me zgjedhjet e kaluara, pa 100 kutitë, është 300 mijë votues. Kur të llogariten me saktësi edhe ato, besoj se kjo shifër do të luhatet në finale, sipas llogaritjeve të mia bujare, tek 250 mijë votues më pak se në 2021. Për ta çuar më tej analizën e numrave. 1/3 e këtyre zgjedhësve që nuk kanë shkuar të votojnë i përkasin bashkisë Tiranë. Janë 77 mijë votues më pak se në 2021, megjithëse numri në listën e zgjedhësve këtë herë ishte 20 mijë votues më shumë.

Në gjykimin tim, 250 mijë votues më pak për 2 vjet është një katastrofë politike. Do të ketë shumë nga ata që do të thonë se këta kanë emigruar, por Tirana e rrëzon këtë teori. Një pjesë e vogël mund të jenë larguar. Të tjerët kanë folur me heshtje. Ndryshe nga historia e presidentit, heshtja e gati 1/6-ës së votuesve aktivë shqiptarë është refuzim. Sigurisht jo për qeverinë. Asaj i mjaftojnë kaq sa ka.

347258730 1442497406579753 5963309823256338369 n

elona meco
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.