Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nga energjia tek kultura, Rama: Shkodra një nga më të financuarat, rrëzon mitin që unë nuk dua veriun

12:17 / May 4, 20252 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
900 0 1746351231xrama 419
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kreu i PS-së, Edi Rama në një takim në Shkodër, bëri një rezyme të investimeve të qeverisë në dekadën e fundit në këtë qark.

Ai tha se Bashkia Shkodër është më e paprekura nga investimet e qeverisë shqiptare në dekadën e fundit, pasi në krye të saj ishin demokratët, të cilët, sipas tij, kanë refuzuar bashkëpunimin.

“Ndryshe nga të gjitha qarqet e tjera, në këtë qark ka një gropë prej 10 vitesh. Gropa është e Bashkisë së Shkodrës. Deri përpara se këtu Beneti të merrte detyrën, këtu nuk bëhej fjalë për projekte. Në një dekadë, Shkodra ka marrë më pak investime në këtë qark. Jo se nuk kemi dashur, por nuk kishim bashkëpunim. Gjithsesi ka një gjë që më bën shumë krenar, por që është një nga shumë mitet e ngritura artificialisht, pa asnjë bazë.

E keni dëgjuar frazën: “Edi Rama nuk do veriun, nuk do veriorët. Në atë pemën e komplikuar të familjes time, e kam në rrënjë. Me historinë e Shkodrës kam qenë shumë i lidhur. Gjyshja ime katolike më ka ndikuar shumë. At Zef Pëllumbin kam pasur privilegjin ta kem mik”, tha Rama, përpara se të niste rezymenë.

“Këtu, 315 kilometra rrugë të brendshme në qarkun Shkodër në dekadë. Sot, 95% e territorit ka akse të aksesueshme, o me rrugë të bardha, o me rrugë me asfalt. Më shumë se çerek miliard euro investime për qarkun e Shkodrës: 414 projekte. Rindërtimi urban: afro 50 milionë euro, dhe këtu flasim për Malësi e Madhe, Pukë, Fushë-Arrëz, Vau i Dejës dhe këtu një pjesë e konsiderueshme ka hyrë tani dhe është Bashkia Shkodër.

Ujësjellës-kanalizime: 73 milionë euro janë investuar deri tani në 43 projekte.

Energjia: 124 projekte, 809 milionë euro investime.

Bujqësia: 43 milionë euro mbështetje për qarkun e Shkodrës.

Arsimi: Këtu është për të ardhur keq që nuk kemi më shumë, por tani ka filluar të ndryshojë për shkak të projekteve të reja të shkollave në Shkodër.

Shëndetësia: 19 milionë euro, 56 projekte.

Kultura: 3.5 milionë euro, me Benetin besoj që do shkojë më shumë. Investimi i përgjithshëm i qeverisë për qarkun e Shkodrës: 1.31 miliardë euro”, u shpreh Rama.

11 maj investime PS Rama Shkoder zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Abuzim me tenderin 22 mln euro për Lotin 1 të “Unazës së Re”, SPAK çon në gjyq 6 zyrtarë të ARRSH

11:15 / June 19, 2025

Juventusi me “5 yje”, shkërmoq rivalët në Kupën e Botës për Klube

08:58 / June 19, 2025

Izraeli sulmon reaktorin në Arak, Irani lëshon 20 raketa balistike, godet edhe një spital! Mediat: Trump miraton planin për sulm

08:47 / June 19, 2025

Krahasimi i fortë nga Avokatja e Shtetit për të drejtat e njeriut, Ballanca: Edhe në Europë ka sfida e përpjekje

22:00 / June 18, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.