Pas vdekjes së trishtë të agjentit Mino Raiola, familja e menaxherit të njohur po mendon tashmë se cili mund të marrë në zotërim kompaninë e Raiolas.
Dyshimet dhe hipotezat janë të panumërta, megjithatë një nga emrat më të përmendur është ai i Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi mund ta mbyllë me Milanin në fund të sezonit dhe të qenit në krye të agjensisë për të, do ishte një post interesant, bën me dije “Tuttomercatoweb”.
Po ashtu një opsion tjetër që qarkullon është kushëriri i Minos, Vicenzo Raiola. Ky i fundit e di mjaft mrië sesi funksionojnë gjërat në kompani, pasi e ka mbështetur atë për plot 15.
