Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nga grushtet tek përplasja me armë zjarri, del video e ngjarjes që tronditi Elbasanin. Ja kush nxorri i pari pistoletën

18:56 / December 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mazda
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dalin pamjet nga përplasja mes Elvis Koçit, (Çaushllarit) dhe tre personave të tjerë, Migert Qosja, i cili është shpallur në kërkim dhe dy të prangosurve të tjerë, Feliks Filaj dhe Eris Çekanit. Në videon e siguruar nga gazetari Elton Qyno shihet qartë që dy automjetet ishin të pozicionuara njëra pas tjetrës në një prej rrugëve të qytetit.

Para ishte mjeti tip “Ford”, brenda të cilit ndodhej Migert Qosja, Feliks Filaj dhe Eris Çekani, ndërsa pas tyre ishte “Vis korçari”. Mesa duket bllokimi i rrugës nga tre të rinjtë ka nxehur gjakrat duke nisur një sherr mes tyre. Fillimisht gjithçka ka nisur me sharje dhe me ofendime, ndërsa më pas të rinjtë janë përplasur fizikisht. Tre të rinjtë që lëviznin me “Ford” janë afruar tek “Mazda” dhe për të mbrojtur veten Çaushllari ka nxjerrë armën e zjarrit.

Pa menduar dy herë Çaushllari ka qëlluar nga brenda makinës, duke lënë pas gëzhojën e gjetur nga grupi hetimor. Pasi ka trembur të rinjtë, ai ka dalë nga mjeti dhe ka vijuar të qëllojë por pa shënjestër. Kundërpërgjigjia nuk ka munguar as nga Qosja, i cili ka plagosur 28-vjeçarin me një plumb në shpatull. Pasi ka rënë në tokë prej plagës së marrë, tre të rinjtë janë afruar pranë tij dhe kanë filluar ta qëllojnë sërish me grushta. Për të shpëtuar prej tyre, ai është larguar me vrap, ndërsa të rinjtë kanë nxituar që ta ndjekin me makinë. Nga shpejtësia, të tre kanë shkuar tek Mazda, por kanë kuptuar gabimin dhe kanë marrë “Fordin”, duke u larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Nuk vonon shumë dhe pas largimit të tyre, në vendngjarje shfaqet një efektiv i Policisë Rrugore, por Elvis Çaushllari është nisur tashmë drejt spitalit Ushtarak në Tiranë, ku edhe është prangosur nga Policia. Ndërkohë që ende në kërkim është Qosja. Ky i fundit përflitet për herë të parë për ngjarje kriminale, ndërsa “Vis Korçari” akuzohet se është ushtar i një prej grupeve që operon prej disa dekadash në qytet.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Elvis Çaushllari përfshihet në situata të tilla, pasi jo më larg se në muajin shkurtai ndoqi nga pas me një mjet luksoz tip “Audi” shtetasin me inicialet D.H, duke e rrahur brenda makinës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tayna reagon pas protestës në Prishtinë dhe dhunës ndaj grave: Teknologjia ecën përpara, mentaliteti ka mbetur shekuj pas

17:20 / August 30, 2026

Efektivja e Policisë bëhet me shtëpi falë kredisë me 0% interes, Lamallari i shkon për vizitë

16:20 / August 30, 2026

Tragjedia në brigjet e Qipros/ Konfirmohen 6 viktimat e para nga përmbysja e tragetit

15:19 / August 30, 2026

I moshuari humb jetën pas aksidentit, arrestohet shoferi

14:58 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.