Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Nga importohet nafta në Shqipëri, çfarë ndodh nëse bllokohet Kanali i Suezit

08:43 / March 19, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 9701
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në vitin 2025 në Shqipëri u importua rreth 740 mijë ton naftë, sipas të dhënave nga Doganat. Importet janë rritur vazhdimisht vitet e fundit në përgjigje të shtimit të konsumit, si rrjedhojë e turizmit dhe numrit të lartë të automjeteve që po qarkullojnë në vend.

Por, cilat janë kanalet kryesore të importit në Shqipëri të arit të zi, që së fundmi po kthehet në një mall luksi për shkak të shtrenjtimit të tij në Bursa nga konflikti në Lindjen e Mesme, që u transmetua dhe në vend, me çmim që ka arritur në 200 lekë për litër, nga 175 lekë në fund të shkurtit.

Rruga që ndjek nafta për të mbërritur në Shqipëri është e gjatë. Burimi kryesor nga u furnizuan importuesit në vitin 2025, sipas të dhënave nga Doganat është Arabia Saudite, nga u morën 257 mijë ton naftë, ose 35% e totalit. Nga ky shtet importojnë kryesisht “Kastrati Energy Trade”, importuesi më i madh i naftës në vend dhe “Gega Oil”, i dyti më i madh.

Arabia Saudite është prodhuesi i dytë më i madh i naftës në botë, pas Shteteve të Bashkuara. Ajo prodhon zakonisht rreth 9–11 milionë fuçi në ditë, sipas OPEC, duke qenë një nga aktorët më ndikues në ofertën globale të naftës. Importuesit pohojnë se për të mbërritur në Shqipëri anijet kalojnë përmes kanalit të Suezit dhe një bllokim i tij do të kishte pasoja të mëdha, pasi anijet do të detyroheshin ti binin rrotull, që do të shtonte kohën e udhëtimit edhe me 20 ditë, që ka kosto shtesë.

Aktualisht, Kanali i Suezit mbetet i hapur dhe funksional, por trafiku është ndjeshëm i reduktuar, pasi shumë kompani transporti po shmangin kalimin për shkak të rrezikut në Detin e Kuq dhe po devijojnë anijet rreth Afrikës.

Shteti i dytë nga importohet nafta është India, nga e cila në 2025-n u importua 16% e totalit. Edhe nga India, peshën kryesore e kanë dy importuesit më të mëdhenj, Kastrati dhe Gega. India, ndonëse nuk është ndër prodhuesit dominues të naftës bruto, është kthyer në një nga “rafineritë” e botës. Ajo blen naftë nga tregje të ndryshme, e përpunon dhe e rikthen në treg si produkt i gatshëm, shpesh drejt Europës.

Nafta që vjen nga India është pjesë e një qarku të gjatë tregtar, që nis në Lindje, kalon nëpër rafineritë aziatike dhe më pas merr rrugën drejt Mesdheut. Edhe për këto flukse, kalimi në Kanalin e Suezit mbetet hallka vendimtare./monitor.al

Importoher Kanali i suezit Nafta Shqipëri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.