Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nga Italia në Spanjë, Rama takohet sot me Pedro Sánchez-in dhe António Costa-n

08:38 / April 17, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1343
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas vizitës zyrtare në Itali, kryeministri Edi Rama vijon axhendën e tij ndërkombëtare në Spanjë, ku pritet të zhvillojë takime të rëndësishme me homologun spanjoll Pedro Sánchez dhe Presidentin e Këshillit Europian, António Costa.

Vizita në Barcelonë vjen menjëherë pas qëndrimit në Romë, ku Rama u prit me ceremoni zyrtare nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni në Pallatin Chigi. Takimi mes dy liderëve u shoqërua edhe me gjeste miqësore përtej protokollit, duke reflektuar marrëdhënien e afërt mes tyre.

Gjatë bisedimeve në Romë, fokusi ishte te forcimi i partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë, me theks të veçantë në bashkëpunimin në mbrojtje dhe luftën kundër emigracionit të paligjshëm. Rama vlerësoi publikisht qeverinë Meloni, duke theksuar se asnjë qeveri italiane në 35 vitet e fundit nuk ka ndërmarrë një program kaq të gjerë bashkëpunimi me Shqipërinë.

“Të gjitha qeveritë e Italisë në 35 vitet e fundit kanë qenë posaçërisht dashamirëse ndaj Shqipërisë, por asnjë qeveri italiane nuk ka vënë në lëvizje një program kaq të ngjeshur bashkëpunimi strategjik me Shqipërinë, sa qeveria e Giorgia Melonit. Afrimi i mëtejshëm me Italinë përmes projekteve të mëdha e konkrete sjell më shumë zhvillim e siguri për Shqipërinë”, shkroi Rama.

Nga ana tjetër, Meloni nënvizoi rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve dypalëshe në sektorë kyç, duke përmendur konkretisht industrinë e mbrojtjes dhe menaxhimin e emigracionit.

“Pesë muaj pas Samitit Ndërqeveritar të nëntorit, biseda e sotme në Palazzo Chigi me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, bëri të mundur një përmbledhje mbi forcimin e partneritetit midis vendeve tona në sektorët me interes të përbashkët, me një fokus të veçantë në mbrojtje dhe bashkëpunim në fushën e luftës kundër emigracionit të parregullt”, shkruan Meloni.

Në kuadër të vizitës në Itali, Rama u takua edhe me ministrin e Mbrojtjes, Guido Crosetto, ndërsa një nga projektet konkrete të përbashkëta mbetet ndërtimi i anijeve në Porto Palermo.

Pas Romës, kreu i qeverisë shqiptare do të marrë pjesë në Samitin e katërt “Në Mbrojtje të Demokracisë”, që zhvillohet në Barcelonë me ftesë të Sánchez. Samiti do të fokusohet në çështje kyçe si forcimi i institucioneve demokratike, multilaterizmi, si dhe lufta kundër dezinformimit në epokën digjitale.

Në këtë kuadër, pritet që Rama të zhvillojë takime bilaterale me liderë europianë, përfshirë Sánchez dhe Costa, duke thelluar më tej bashkëpunimin e Shqipërisë me partnerët strategjikë në Bashkimin Europian.

Italia Rama sanches Spanjë Takim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.