Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nga Karaibet në Ksamil: Ja ku po pushojnë sivjet VIP-at shqiptarë

20:59 / July 9, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
karaibe vipat shqiptare
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sezoni veror ka nisur me kohë e tashmë kanë filluar edhe fotot nga plazhi, me rroba banjo, me komardare, nga shezlloni, nga pishina etj. Teksa vitet e kaluara shumica e VIP-ave zgjodhën t’i kalonin pushimet jashtë vendit, këtë vit shumë prej tyre kanë zgjedhur Shqipërinë. “Xing.al” ju sjell sot një listë me destinacionet e pushimeve të VIP-ave shqiptarë këtë vit dhe nëse ende nuk e keni vendosur ku do i kaloni pushimet, pse jo mund t’ju vijë në ndihmë. Blendi Fevziu, gazetari i njohur i cili i adhuron udhëtimet ka vendosur që këtë verë të pushojë në Dhërmi. Atje Fevziu ka bërë edhe zhytje nënujore duke na ofruar disa foto nga nje avion i zhyturnë ujërat e Jonit. Ami dhe Ermali kanë zgjedhur Gjermaninë dhe ndodhen atje prej disa ditësh. Çifti ishte edhe në koncertin e grupit legjendar Bon Jovi. Para këtij destinacioni, Ermali ndodhej në Turqi ku xhiroi edhe episodin e fundit ‘best of’ të “Xing me Ermalin”. Ledina Çelo ndodhet me familjen e saj në Turqi. Këngëtarja ka postuar nga atje një foto me fëmijët nga resorti.
Alketa Vejsiu ka zgjedhur Turqinë dhe Greqinë. Në qershor moderatorja qëndroi për disa ditë në Turqi ndërsa tani po pushon në Mykonos.
Armina Mevlani ka zgjedhur gjithashtu Mykonos dhe ndodhet në të njëjtin resort ku po pushon Alketa.
Ndërsa moderatorja Fatma Haxhialiu po i kalon pushimet në bregdetin shqiptar. Fatma ndodhet me familjen e saj në Ksamil.
Po ashtu edhe Kiara Tito ndodhet në Sarandë, por nuk dihet në shoqërinë e kujt ndodhet. Pasi qëndroi për një kohë të gjatë jashtë vendit, Dorina Mema ka vendosur që pushimet t’i kalojë në Shqipëri dhe ndodhet në Dhërmi.
Arilena Ara këtë vit po i kalon pushimet në Kaliforni nga ku i ka mahnitur të gjithë me fotot me rroba banjo. Alesia Bami sapo i ka nisur pushimet dhe ndodhet në Greqi.

Ndërsa Geti dhe Marina sapo u kthyen nga pushimet në Karaibe.





Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Franca kërkon ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me zjarret

11:20 / July 24, 2026

Padia e Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado, Gjykata Administrative nuk e merr në shqyrtim

11:17 / July 24, 2026

Përkeqësohet moti, Policia apelon për kujdes

08:22 / July 24, 2026

Veliaj kërkon paligjshmëri të Ols Dados si prokuror, sot seanca në Administrative

08:19 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.