Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Nga korrupsioni te goditja e krimit/ SPAK bën bilancin e muajit maj: Janë konfiskuar miliona euro

17:00 / June 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spak
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria Speciale ka bërë një bilanc të punës së saj për muajin maj të këtij viti. SPAK deklaron një  numër të lartë procedimesh penale të nisura, si dhe kallëzime të pranuara nga subjekte të ndryshme. Nga 15 kallëzime penale, për 4 është vendosur mosfillim i hetimeve.

Po ashtu, mësohet se janë dërguar për gjykim 6 procedime penale me 27 persona të pandehur.

Sipas njoftimi zyrtar, janë konfiskuar me vendim përfundimtar të gjykatës 3,430,130 euro, 80,000 franga zvicerane, 500 m2 tokë në bregdet.

NJOFTIM

Mbi disa tregues statistikorë të punës së Prokurorisë së Posaçme për muajin Maj 2022”

Gjatë muajit Maj 2022:

Janë paraqitur 15 kallëzime penale, nga të cilat, për 4 kallëzime është vendosur mosfillim i hetimeve.

Janë regjistruar 22 procedime penale, me 15 persona nën hetim, nga të cilët 11 procedime me 11 persona nën hetim për vepra penale që lidhem me krimin e organizuar dhe 11 procedime me 4 persona nën hetim për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Janë dërguar për gjykim 6 procedime penale me 27 persona të pandehur, nga të cilat, 1 procedim me 8 të pandehur për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 5 procedime me 19 të pandehur për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Bazuar në kërkesat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme janë miratuar nga Gjykata e Posaçme masa sigurimi personal ndaj 44 personave nën hetim.

Pas kërkesave përfundimtare të prokurorëve të posaçëm janë dhënë nga Gjykata e Posaçme 4 vendime themeli, duke deklaruar 50 të pandehur fajtorë.
Bazuar në ligjin Nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, (të ndryshuar), janë konfiskuar me vendim përfundimtar të gjykatës 3,430,130 euro, 80,000 franga zvicerane, 500 m2 tokë në bregdet.

Janë ekzekutuar 10 vendime penale të formës së prerë, ndaj 29 personave të dënuar.

Nga prokurorët e posaçëm janë miratuar 35 vendime për miratim takimesh të paraburgosurve me familjarët.

Janë vendosur 3 persona në regjim të posaçëm mbikëqyrje në ambientet e vuajtjes së dënimit.

Janë vënë në ekzekutim 5 letërporosi të ardhura nga autoritetet e huaja gjyqësore dhe janë dërguar 7 letërporosi për ekzekutim autoriteteve të huaja.

bilanc konfiskime maj procedime spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.