Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Nga Ksamili në Koman, bllokohen 44 mjete lundruese, gjobiten drejtuesit

14:34 / August 11, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 38
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Brenda kësaj jave, janë bllokuar 44 mjete lundruese nga Ksamili në Koman, ku përfshihen 21 jet ski, 13 skafe, 6 gomone dhe 4 varka metalike.

Mësohet se krahas masës së bllokimit, drejtuesit e 34 mjeteve të tjera, u ndëshkuan secili me masë administrative 10,000 lekë për mungesë dokumentacioni.

Njoftimi i Policisë: 

Intensifikohen kontrollet nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore, dhe atyre lumore.

 Si rezultat i kontrolleve në kuadër të operacionit “Siguria Detare”, gjatë kësaj jave nga Ksamili në Koman, janë bllokuar 44 mjete lundruese.

 Mjetet e bllokuara: 21 jet ski, 13 skafe, 6 gomone dhe 4 varka metalike.

 25 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë.

 13 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin.

 6 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë dhe Koman.

 10 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare, duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masë administrative 100,000 deri në 120,000 lekë të rinj.

 Drejtuesit e 34 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 10,000 lekë për mungesë dokumentacioni.

 Po gjatë kësaj jave, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare iu kanë dhënë ndihmë turistëve dhe vizitorëve në 14 raste në hapësirën detare nga Ksamili në Koman, në shumicën e rasteve ju rrezikohej seriozisht jeta për shkak të prishjes së mjeteve lundruese, apo duke mos u kthyer dot në breg për shkak të dallgëve.

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese të zbatojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë për pushuesit, rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të jenë të pajisur me mjetet e shpëtimit, si dhe të tregohen vigjilentë gjatë lundrimeve.

Njëkohësisht, Policia Kufitare fton pushuesit të denoncojnë çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë detare apo të masave të sigurisë gjatë udhëtimeve turistike në zonat bregdetare, liqenore dhe lumore, duke ju garantuar reagim të menjëhershëm.

Gjoba Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.