Kjo ishte mbledhja e parë e Grupit Parlamentar të PS-së nën drejtimin e Bledi Çuçit.
Mbledhja ka përfunduar dhe janë diskutuar vetëm çështjet sa i takojnë rendit të ditës në seancën plenare të ditës së enjte.
Një seancë e cila do të jetë e rëndësishme, sepse votohet ligji për rikthimin e lojërave të fatit vetëm online.
Çështje tjetër që është diskutuar është ajo e pagave të gjyqtarëve kushtetues, ku edhe Basha dhe grupi i tij i vigël pranoi të bashkonte votat me Ramën, nuk u arrit numri prej 84 votash.
Dy çështje të tjera që nuk kanë marrë sot përgjigje është çështja e avokatit të popullit dhe ajo e Reformës Zgjedhore.
Të enjten Kuvendi duhet të marrë një vendim, dhe nëse nuk ndodh, kimisioni rrezikon të shkrihet, gjë të shkonte në favor të Bardhit dhe nëse rinovohet do të shkonte në favor të Bashës.
