Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nga Nano te Berisha, si prokuroria heton kryeopozitarët. Në rastin e Bashës…

20:32 / June 16, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nano ne burg
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lulzim Basha është kreu i tretë i opozitës, që merret i pandehur nga Prokuroria. Në dy herët e tjera, vendimet për hetimet e politikanëve të lartë të opozitës kanë rezultuar qartësisht të ndikuara politikisht.

Për herë të parë, i pandehur është marrë Fatos Nano. I akuzuar për shpërdorimin e ndihmave italiane pas vitit 1990, Nano u bë i pari lider i opozitës që u hetua, iu hoq imuniteti dhe u dënua.

Më pas, i pandehur është marrë Sali Berisha, pas vitit 1997. Atij iu hoq imuniteti, por nuk pranoi të depononte në Prokurorinë e socialistëve. I akuzuar për krime gjatë kohës si President, Berisha nuk u dënua.

Në rastin e Lulzim Bashës, gjërat duket se janë më ndryshe. Basha bashkë me deputetët e opozitës kanë hequr dorë nga mbrojtja me imunitet, duke dorëzuar mandatin e deputetit. Prokurori e ka më të thjeshtë edhe arrestimin e tij.

Sidoqoftë, Basha i është bashkuar tashmë grupit të kryeopozitarëve të hetuar nga Prokuroria, edhe pse rasti i fundit ishte para 22 vitesh.

Duket se heqja dorë nga imuniteti po i shërben të dy palëve. Opozitës për të treguar se nuk ka frikë nga asnjë hetim, dhe palës tjetër që po shfrytëzon maksimalisht mungesën e mbrojtjes si deputet.


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.