Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nga nënshtetësia e Kosovës për Kadarenë, tek vizita në Berat/ Agjenda dy ditore e Osmanit në Shqipëri

20:00 / September 3, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
thumbs b c 5d3667d98438aa6b840c5375ec351537
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Bajram Begaj, do të presë ditën e nesërme me ceremoni shtetërore, homologen e tij kosovare, Vjosa Osmani.

Presidenca e Kosovës ka dhënë detaje për vizitën dy ditore të Osmanit në Shqipëri, duke bërë të ditur se përveç me presidentin dhe kryetaren e Kuvendit, ajo do të takohet edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në kuadër të kësaj vizite, presidentja Osmani do t`ia dorëzojë dekretin e nënshtetësisë së Kosovës, shkrimtarit me famë botërore, Ismail Kadare.

Përveç takimeve zyrtare në Tiranë, Osmani do të vizitojë edhe qytetin e Beratit.

Gjithashtu, do të vizitojë edhe Torrën Veneciane dhe Zyrën Doganore të Kosovës në Portin e Durrësit.

Agjenda:

Me ftesë të Presidentit të Shqipërisë, z.Bajram Begaj, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë shtetërore dy ditore në Shqipëri gjatë së cilës do të pritet me nderime të larta shtetërore nga homologu i saj, Presidenti Begaj. Përveç takimit tête à tête, të dy presidentët do të takohen edhe me delegacione.

Pas takimit, të dy presidentët do ta mbajnë një konferencë të përbashkët për media, ndërkaq në mbrëmje Presidenti Begaj do të shtrojë darkë shtetërore për Presidenten Osmani dhe delegacionin nga Kosova. Presidentja do të shoqërohet nga Zotëria i Parë Prindon Sadriu, i cili gjatë ditës do të vijojë me agjendë të përbashkët me Zonjën e Parë të Shqipërisë, Armanda Begaj.

Gjatë kësaj vizite, Presidentja Osmani do të takohet edhe me kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama. Pas takimit, Presidentja me delegacionin e saj do të priten në drekë zyrtare nga Kryeministri Rama. Presidentja poashtu do të pritet në takim edhe nga Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Znj.Lindita Nikolla.

Në agjendën e Presidentes Osmani është edhe një aktivitet i përbashkët i dy presidentëve me rastin e Ditës së Nënë Terezës në ekspozitën e Arkivave në Presidencën e Shqipërisë. Poashtu, në Tiranë Presidentja do të ketë edhe një takim me grupin e grave deputete, vizitë te Muzeu i Gjetheve dhe aktivitete të tjera.

Në kuadër të kësaj vizite shtetërore, Presidentja Osmani në një ceremoni do t`ia dorëzojë dekretin e nënshtetësisë së Kosovës, shkrimtarit me famë botërore, Ismail Kadare.

Agjenda do të vijojë në qytetin e Beratit, ku pas takimit me kryetarin e Bashkisë, Ervin Demo, Presidentes do t`i dhurohet titulli më i lartë i qytetit “Patroni i Kalasë”, e më pas do të vizitohen Kisha e Shën Mërisë dhe Muzeu Onufri.

Në Durrës ndërkaq, Presidentja Osmani do ta ketë një takim me kryebashkiaken e Durrësit, Emiriana Sako, do ta vizitojë Torrën Veneciane  dhe Zyrën Doganore të Kosovës në Portin e Durrësit. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryeministri Edi Rama në Bruksel për Samitin e Euronews mbi Zgjerimin e BE

11:16 / November 3, 2026

Krim brenda familjes në Itali, shqiptari 21 vjeçar vret nënën e tij

10:50 / November 3, 2026

Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë në moshën 30-vjeçare sulmuesi i Tenerife-s pas përplasjes së rëndë në fushë

10:47 / November 3, 2026

Përplasen dy helikopterë pranë Everestit, një i vdekur dhe dy të plagosur

10:16 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.