Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nga nesër: 3 vite burg kush bllokon rrugën, 15 për armëmbajtje pa leje

18:17 / October 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Policia 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ashpërsimi i Kodit Penal parashikon rritje të dënimeve për vepra penale të tilla si cenimi i sigurisë ushqimore, cenimi i sigurisë fizike të zyrtarëve apo funksionarëve publikë, apo dhuna për shkak të detyrës, ndotja e mjedisit, neglizhenca e mjekëve, e drejta e autorit apo dhuna ndaj kafshëve.

Me ndryshimet në kodin e ri Penal ashpërsohen dënimet për ata që godasin punonjësit në detyrë shtetërore.

“Goditja për shkak të detyrës”, me Kodin e vjetër Penal ishte me gjobë ose me burgim deri në dy vjet, ndërsa Kodi i ri përjashton gjobën dhe përcakton dënimin me burg nga 1 deri në 3 vjet heqje lirie.

Kur kjo vepër penale kryhet në mjediset e institucionit ku personi ushtron detyrën, dënimi shkon nga 3 deri në 5 vjet burg. Ashpërsim ka pasur dhe neni për “Armëmbajtjen pa leje” nga tre deri në shtatë vjet dënimi shkon nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

Me ndryshimet e reja të kodit penal rrezikon 3 vite burg çdo person që bllokon rrugën fizikisht. Sipas ndryshimeve, vënia e pengesave ose ndalimi i qarkullimit te mjeteve te transportit automobilistik, hekurudhor, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Ashpërsimi i këtij neni mendohet t’i japë zgjidhje edhe situatës në unazën e re ku prej muajsh banorët bllokojnë çdo pasdite rrugën në shenjë proteste kundër projektit të atij aksi, shkruan BW.

Ndryshimet në Kodin Penal kanë një kapitull të veçantë për dhunën në aktivitete sportive, nisur kjo edhe nga situata e shëmtuar e krijuar në fushat e blerta sidomos gjatë Derbit të kryeqytetit.

Sipas kodit të ndryshuar penal goditja ndaj njerëzve të sportit dënohet me burgim nga një deri në tre vjet, e në rast përsëritjeje deri në pesë vjet. Burg parashikohet edhe për ata që hedhin sende në fushë apo hyjnë brenda saj, deri në 5 vjet. Ashpërsime ka edhe në nenet që lidhen me sigurinë ushqimore ku dënimet variojnë nga 3 deri në 25 vjet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Shqipëria po bën progres drejt anëtarësimit në BE”, Ursula von der Leyen: Ky është një moment i rëndësishëm

12:08 / November 16, 2026

Nesër, vendimi i dytë nga Haga për Thaçin/ Ish-Presidenti i Kosovës akuzohet për pengim të drejtësisë

11:24 / November 16, 2026

 Mbërrin për herë të parë në Sarandë kroçera “EXPLORA-II” me 729 turistë në bord

11:07 / November 16, 2026

Berisha pas paraqitjes në SPAK për çështjen “Partizani”: Sulmon SPAK, është kthyer në avokaturë speciale të Ramës

11:04 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.