Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Nga oficer u bë tregtar për të mbajtur familjen”, vajzat rrëfejnë sakrificat e babait

15:16 / February 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
EEF542DD 1C35 496C BA22 31B3DB06B09E
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rozana dhe Sonila janë dy motra që jetojnë në Angli me familjet e tyre. Në rrëfimin e tyre për rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E diela shqiptare” në Tv Klan, ato tregojnë se janë pjesë e një familjeje të madhe me 5 fëmijë.

Por duke qenë se janë 5 fëmijë dhe asnjë nuk jeton në Shqipëri, kjo është edhe brenga më e madhe e vajzave. Prindërit e tyre, e sidomos babai, janë arsyeja e shqetësimit kryesor dhe ndjenjës së fajit.

Ardit Gjebrea: Ju keni ardhur që t’i bëni një mesazh. Cili është historia që ju doni të mbërrini te mesazhi?

Rozana: Prindërit kanë pasur 5 fëmijë dhe ndodhen vetëm në Shqipëri, ne ndihemi fajtorë që ata në moshën që janë nuk kanë asnjërin pranë tyre. Babai im quhet Haziz Papasi, ka punuar si oficer dhe mamaja quhet Nimete. Kanë rritur 5 fëmijë në një qytet komplet tjetër sepse babai është nga Fushë-Kruja dhe mamaja është nga Durrësi dhe me punë babai u vendos në Burrel, ku kemi lindur edhe ne 5 fëmijët. Gjithmonë e them që prindërit e mi kanë provuar kurbetin brenda territorit të Shqipërisë pasi të afërmit e tyre i takonin njëherë në vit ose në dy vjet.

 Në kohën që u ndërrua sistemi, babai doli në pension nga reforma, pak të parakohshëm dhe pa ngurruar fare, doli për të bërë tregti për të mbajtur familjen,  gjë që tregon sakrificën që ai bën. Shumica e njerëzve nuk e thonë atë që ndiejnë për prindërit sa ato janë këtu dhe unë doja t’i thoja sa shumë i duam, sa shumë i vlerësojmë të gjitha sakrificat që ata kanë bërë të rrisin 5 fëmijë dhe sa e vështirë, e kuptoj sepse jam prind vetë, të rrisësh 5 fëmijë dhe të jesh vetëm në moshën që ato janë sot.

Ardit Gjebrea: Çfarë kërkon një prind nga një fëmijë?

Rozana: Thjesht t’i gjendet pranë pasi babai im është shumë njerëzor dhe kur ne i themi që ndihemi keq që jemi atje, ai thotë: “Më mirë t’ju qaj mallin se sa t’ju qaj hallin”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“U trondita kur i pashë në faqe +18!”/ Zbardhet dëshmia e Adrian Hilës: Kamerat i vendosa për… Ka qenë me dëshirën e palëve

23:02 / October 1, 2026

“Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Regjisori Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës

22:43 / October 1, 2026

Kompozitori Adrian Hila në Policinë e Tiranës, po merret në pyetje nga Krimet Kibernetike

22:20 / October 1, 2026

Videot intime në rrjet, gazetari Harlicaj: Viktimat po trajtohen me qetësues, të përfshirë edhe biznesmenë

21:55 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.